Takim Jolevski – McGuire: Dakordimi i ndërsjellë për trajnimin e oficerëve të rinj, kyç për të ardhmen e Armatës së Republikës së Maqedonisë

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski në takimin me zëvendës komandantin e Forcave Tokësore të SHBA për në Evropë, gjeneral-major Timothy McGuire, theksoi bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer me SHBA në fushën e mbrojtjes. Ai shtoi se pjesëmarrja e përbashkët në stërvitje, si dhe pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse, si që është Misioni „Mbështetje e Vendosur” në Afganistan janë konfirmim për partneritetin midis dy vendeve. Ministri Jolevski u shpreh veçanërisht i kënaqur për mundësinë për stërvitje të përbashkëta në Maqeodni midis njësiteve elite të SHBA-së dhe Regjimentit për Operacione Speciale të ARM-së, aktivitete të cilat janë rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të vendosur me Komandën e Forcave Speciale të SHBA-së në Evropë.

Gjeneral-major McGuire me këtë rast përshëndeti vendimin e ministrit Jolevski për të dërguar oficerë të rinj të cilët do të jenë liderë të ardhshëm dhe bartës të vendimeve në Armatë. Ai informoi ministrin Jolevski se edhe këtë vit një kadet maqedonas është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore në Kolorado. Poashtu, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mnëtejmë të bashkëpunimit i cili do të kontribuojë në krijimin e një brezi të ri të fuqishëm të oficerëve liderë.

Në takim u bisedua edhe lidhur me mundësitë për shfrytëzim të kapaciteteve të poligonit ushtarak “Krivolak” dhe mbajtyjen e stërvitjeve të përbashkëta në të midis ARM-së dhe forcave tokësore të SHBA-së.

Gjithashtu, u fol edhe për kontributin e Armatës së Republikës së Maqedonisë në misionet paqeruajtëse dhe planet e ardhshme për angazhim plotësues në misionet e mbështetura nga Kombet e Bashkuara të cilat pritet të fillojnë në gjysmën e dytë të këtij viti.

Gjatë ditës, gjeneral-major McGuire do të takohet edhe me shefin e SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski, ndërsa më pas do të mbahet edhe takim pune me grupet punuese lidhur me trajnimet dhe aktivitetet e ardhshme stërvitëse bashkë me forcat tokësore të SHBA-së për në Evropë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail