Takim i ministres Shekerinska me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Sir Alan Duncan

IMG_6570Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Komonuelthit, ministrja Shekerinska pati një takim me Ministrin për Evropë dhe Amerikë, Sir Alan Duncan.

Në takimin me ministrin, i cili është një njohës i mirë i situatës në Maqedoni, ministrja falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme britanike në zbatimin e proceseve të reformova euroatlantike. “Ne punojmë për reforma thelbësore të brendshme, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë. Këto janë procese komplekse që kërkojnë vullnet politik, kohë, por edhe mbështetje të vazhdueshme nga aleatët tanë”, tha ministrja.

Ministri Duncan theksoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë Republikën e Maqedonisë në integrimin e saj në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar se Samiti i Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në vitin 2018 në Mbretërinë e Bashkuar është një mundësi e shkëlqyer për të treguar përparimin e Maqedonisë në shumë fusha. Ai shtoi se është i vetëdijshëm se të gjitha ndryshimet nuk mund të ndodhin menjëherë, por është e rëndësishme të ketë një progres të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail