Ministrja Shekerinska takohet me Sekretarin britanik të Mbrojtjes Williamson në Londër

UK Secretary Of State For Defence And The Minister of Defense Of The Republic Of Macedonia MeetMinistrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në Ministrinë e Mbrojtjes Britanike u takua me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Gavin Williamson. Në takim, ministrja falënderoi për mbështetjen britanike për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe për mbështetjen e ekspertëve britanikë për përgatitjen e Shqyrtimit Strategjik të Mbrojtjes, i cili është një dokument kyç për zhvillimin e Ministrisë dhe Armatës.

„Anëtarësimi në NATO është çelësi i stabilitetit të Republikës së Maqedonisë dhe rajonit. Ftesa për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO do të dërgonte një mesazh pozitiv në rajon që qeverisja e mirë sjell rezultate. Shpresojmë në mundësinë e stërvitjeve të përbashkëta të tilla si “Dragoon Guardian” me Shtetet e Bashkuara që u mbajt verën e kaluar,” theksoi Shekerinska.

Sekretari i Mbrojtjes Gavin Williamson tha se marrëdhëniet e mbrojtjes midis dy vendeve janë në nivelin më të lartë dhe se Britania do të vazhdojë të mbështesë reformën dhe zhvillimin e mbrojtjes, veçanërisht nëpërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit në dispozicion të personelit ushtarak dhe civil të Maqedonisë. Ai përsëriti mbështetjen britanike për integrimin euroatlantik të Maqedonisë, duke shtuar se dyert e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë gjithmonë të hapura për Republikën e Maqedonisë. Williamson theksoi se është e rëndësishme të integrohen shtetet dhe të mos mbeten të izoluar, pasi izolimi mund të çojë në paqëndrueshmëri. Sekretari i Mbrojtjes Britanik Williamson në takimin me ministren Shekerinska theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ishte një sinjal pozitiv dhe dha një shtysë të mirë për të vazhduar integrimet e NATO-s në rajon.

Ky është takimi i parë i njerëzve të parë të Ministrive të Mbrojtjes të Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe pas vitit 2008.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail