Ministrja Shekerinska takohet me gjeneral brigade të NATO-s, Marijan Jelenievski: Të zgjerohet bashkëpunimi ushtarak midis NATO-s dhe ARM-së

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska u takua me një delegacion ushtarak të NATO-s, të udhëhequr nga gjeneral brigade Marijan Jelenievski, zëvendës drejtor i sektorit të bashkëpunimit të sigurisë në NATO.

Qëllimi i vizitës së delegacionit ushtarak nga NATO ishte të inicohej një bashkëpunim më i thellë mes NATO-s dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Gjenerali Jelenievski tha se veprimtaria intensive politike e Republikës së Maqedonisë në drejtim të NATO-s duhet të mbështetet përmes bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak dhe ka ofruar tre propozime për rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis strukturës ushtarake të NATO-s dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë.

1. Bisedime të stafit në nivel ekspertësh një herë në vit. Ekspertët nga NATO dhe ARM të diskutojnë çështje me interes të përbashkët.
2. Takim i rregullt vjetor i Komitetit Ushtarak të NATO-s me ARM (format 29 + 1).
3. Përfaqësimi më i mirë i ARM-së në strukturat e NATO-s duke referuar një përfaqësuesi ushtarak kombëtar të Republikës së Maqedonisë në Komandën Federale të NATO-s (SHAPE) dhe duke plotësuar pozicione oficerësh partnerë të stafit në komandat ushtarake të NATO-s.

Ministrja Shekerinska tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria po japin jo vetëm mbështetje, por edhe një shtysë të fortë ndaj propozimeve për bashkëpunim më të mirë ushtarak. Ajo shprehu mbështetje të qartë për komunikimin e drejtpërdrejtë midis ARM-së dhe segmentit ushtarak të NATO-s, si dhe mbështetje për idenë e mbajtjes së takimeve vjetore midis Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe ARM-së.

„Besoj se pa bashkëpunim midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së nuk do të ketë progress, ndërsa bashkëpunimi më i ngushtë midis NATO-s dhe ARM-së mund të jetë vetëm në dobi të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe përmirësimit të statusit të Armatës”, tha Shekerinska dhe theksoi se prioritet strategjik i shtetit është anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO, si dhe reformat demokratike dhe reformat në mbrojtje.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail