Ministrat Shekerinska dhe Dimitrov takohen me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska së bashku me ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov u takuan sot me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller në Bruksel në prag të takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut me Republikën e Maqedonisë (NAC + 1).

Në takim u diskutua për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën politike në Maqedoni dhe përparimin në proceset e reformës së qeverisë së re.
Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rose Gottemoeller shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e forcave të mbrojtjes maqedonase në Afganistan dhe tha se Republika e Maqedonisë është një partner i çmuar i NATO-s.

- Reformat që forcojnë qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në shoqërinë tuaj multietnike janë të dobishme për të gjithë qytetarët tuaj. Përparimi në zbatimin e reformave kërkon kohë dhe përpjekje, por ne e dimë se reformat do të jenë shumë të dobishme për vendin tuaj teksa afroheni me synimet dhe aspiratat tuaja euroatlantike”, tha Gottemoeller në një konferencë për shtyp pas takimit.

Gottemoeller theksoi se NATO dëshiron që Maqedonia të realizojë aspiratat e saj si një vend i integruar me sukses në një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë.

- Dyert e NATO-s mbeten të hapura dhe NATO do të vazhdojë të mbështesë kombin tuaj në rrugën drejt anëtarësimit në Aleancë – tha Gottemoeller.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov tha se demokracia e re maqedonase arriti të arrinte një ndryshim politik në kusht të një krizës institucionale, madje edhe morale.

- Ne vendosëm të investojmë në demokraci, në mënyrë që të mos përsëriten vitet e fundit, ne duam media të lira, funksionimin e parlamentit, një gjyqësor të pavarur, sepse ky është vendi që aspiron të bëhet anëtarë e NATO-s, të ndajë të njëjtat vlera. Ne do t’i japim Aleancës më shumë arsye pse Republika e Maqedonisë duhet të jetë anëtare e 30-të eNATO-s. Ne e shohim rajonin përmes perspektivës – ose do të kemi sukses së bashku, ose jo. Ne jemi një vend që ndërton ura. Ne jemi krenar për marrëveshjen e lidhur me Bullgarinë, ne do ta lëvizim rajonin në një drejtim të mirë, më me përvojë nga kriza e kaluar, ne do të ndihmojmë të tjerët për të ecur përpara – tha Dimitrov.

Ministrja Shekerinska theksoi se Maqedonia është një partner i besuar i NATO-s. Ajo tha se qeveria është e angazhuar për kthimin e vendit në rrugën e reformave dhe anëtarësimin në BE dhe NATO.

- Ne jemi këtu për të përfunduar ciklin e 17-të për anëtarësim në NATO. Si qeveri, ne jemi të vendosur përmes planit 3-6-9 që të përqendrohemi plotësisht në reformat demokratike – sundimin e ligjit, mediat e pavarura, gjyqësinë e pavarur dhe administratën profesionale. Pa demokraci dhe sundim të ligjit, të gjitha vendet tona duken më pak të sigurta dhe më pak të qëndrueshme – tha Shekerinska.

Ajo tha se qeveria ka vendosur të përgatisë një strategji të re të mbrojtjes dhe një rishikim të ri strategjik të mbrojtjes që do të sigurojë një kornizë për mënyrat dhe politikat që do ta bëjnë Maqedoninë të përballet më mirë me sfidat e sigurisë. Shekerinska tha se buxheti për ushtrinë dhe mbrojtjen do të rritet gradualisht duke filluar nga 2018 drejt qëllimit të nevojshëm për anëtarësim në NATO. Ajo informoi se Qeveria miratoi që Maqedonia të rris kontributin e saj në misionin “Resolute Support” me 20% duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Fill pas deklaratave për media, ministrja e mbrojtjes Shekerinska dhe ministri i jashtëm Dimitrov filluan takimin me Këshillin e Atlantikut të Veriut të Aleancës, i cili zyrtarisht do të rumbullakojë Planin Aksional të 17-të të për Anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

Video regjistrimin e deklaratave të ministrave Shekerinska dhe Dimitrov së bashku me Zëvendës-sekretaren e Përgjithshëm të NATO-s Gottemoeller mund ta shihni në vegzën e mëposhtme.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail