Takim i ministres Shekerinska me ambasadorin Spanjës, Abaroa Karanza

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, SH.T. Ramon Abaroa Carranza.

Në takim ministrja Shekerinska theksoi se qeveria e re e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar për të stabilizuar dhe ta kthejë vendin në rrugën e duhur drejt NATO-s dhe BE-së. Ajo tha se pas ndryshimeve që kanë ndodhur në vendin tonë, qeveria e re është duke punuar intensivisht në reformat si liria e medias, drejtësisë, bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe në veçanti punon për të përmirësuar politikën e fqinjësisë së mirë e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë rajonin.

„Ne kemi një qasje të ndryshme për fqinjët tanë dhe duam të krijojmë një mjedis pozitiv për sa i përket politikës me fqinjët. Kjo është e mirë për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit “, tha Shekerinska.

Ajo shtoi se bashkëpunimi me Spanjën është i mirë, por se është e nevojshme të thellohet.

„Ne jemi mirënjohës për mundësitë që Spanja ofron për pjesëtarët tanë për trajnim dhe shkollim në shkollat ushtarake prestigjioze në Mbretëri e Spanjës dhe për mësimin e gjuhës. Gjithashtu do të doja të ju ofroj objektet tona si “Krivollak”, ku mund të realizohen stërvitje të përbashkëta nga të cilat përfitim do të kenë të dy ushtritë “, – tha ministrja Shekerinska.

Ambasadori Abaroa Carranza me këtë rast së pari uroi për energjinë e re që ka kjo qeveri dhe i dëshiroi suksese ministres Shekerinska në këtë pozicion. Ai theksoi se Spanja ka mbështetur gjithmonë Maqedoninë në synimet e saj për t’u integruar në NATO dhe BE. Ambasadori Abaroa Carranza u pajtua se është e nevojshme të intensifikohet bashkëpunimi dypalësh dhe shtoi se është hapur mundësia për trajnimin dhe edukimin e pjesëtarëve të ARM-së.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail