Takim i ministres Shekerinska me ambasadoren Tulin Erkal Kara: Turqia në vazhdimësi mbështet Maqedoninë në integrimet drejt NATO-s

„Republika e Maqedonsië vlerëson lartë mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Turqisë, duke filluar nga njohja e pavarësisë së shtetit tonë, përmes mbështetjes për integrim në NATO dhe struktura tjera dhe deri në bashkëpunimin e shkëlqyer në mbrojtje. Kjo mbështetje ka qenë kyçe në momentet më të vështira për ne dhe e njëjta është e dukshme edhe sot”, tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në takimin e sotëm me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, SH.T. Tulin Erkal Kara.

Ministrja Shekerinska gjatë takimit shprehu mirënjohje për mbështetjen financiare e cila deri tani arrin shumën e mbi 20 milionë dollarësh. „Për ne janë të rëndësishme edhe mundësitë për trajnim të pjesëtarëve të ARM-së në institucionet edukativo ushtarake turke, si dhe pjesëmarrjen e ARM-së në kuadër të kontingjenteve turke”, tha ministrja dhe shprehu shpresën se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

„Vlerësojmë stabilitetit e Maqedonisë i cili është shumë i rëndësishëm për për stabilitetin e të gjithë Ballkanit. Nga aspekti i stabilitetit dhe prosperitetit Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Republikëne Maqedonisë”, tha ambasadorja Kara. Ajo shtoi se Turqia është njëra nga mbështetësit e vazhdueshëmtë Maqedonisë në integrimet e NATO-s dhe shprehu shpresën se Qeveria e re do të sjellë stabilitet.

Turqia dhe Maqedonia në fushën e mbrojtjes bashkëpunojnë nga viti 1994. Deri tani në shkollat ushtarake në Turqi janë dërguar për shkollime dhe trajnime rreth 700 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Dy vendet bashkëpunojnë edhe në nivel rajonal, si që është procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore– SEDM.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail