Shekerinska on a meeting with the officers from the 7th rotation of the ARM in the Command – North in the “Resolute support” mission

Gjashtë oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, të cilët do të largohen si pjesë e rotacionit të ri brenda kontigjentit gjerman në Veri, në Komandën për Trajnim, Këshillim dhe Asistencë në misionin “Resolute Support” në Afganistan, u takuan sot me ministren e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska dhe zëvendës shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral-major Muhamet Racaj.

„Pjesëmarrja juaj në misionin “Resolute Support” në Afganistan për Maqedoninë është një përfitim i dyfishtë – kjo tregon vullnetin tonë të fortë për të kontribuar në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, të cilat mbështesin fort ambicien tonë për anëtarësim në NATO, por pjesëmarrja juaj gjithashtu nënkupton një eksperiencë të madhe për Armatën e Republikës Maqedoni që ju e transferoni tek kolegët,” tha ministrja. Ajo iu uroi atyre shumë suksese dhe fat në përmbushjen e detyrave dhe shtoi se Maqedonia po analizon mundësinë e rritjes së angazhimit në këtë mision.

Gjenerali Racaj porositi oficerët e ARM-së, si edhe deri tani, të paraqesin Armatën dhe Maqedoninë në mënyrë të denjë, të vazhdojnë kryerjen e detyrave të tyre profesionale dhe të të kthehen gjallë dhe shëndoshë në shtëpi tek familjet e tyre.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail