Takim Shekerinska – Duks: Mbështetja e fuqishme hungareze për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë vazhdon edhe në të ardhmen

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska sot në Ministri zhvilloi një takim me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Istvan Laszlo Duks.

Në takim, ministrja Shekerinska shprehu falënderimet e saja ambasadorit për mbështetjen e gjatë të Hungarisë në përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësimin në NATO. Në këtë drejtim, ambasadori Duks siguroi se Maqedonia mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme nga Hungaria për çdo hap të ardhshëm në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë.

„Prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë parasegjithash do të jetë zbatimi i reformave dhe politikave reale dhe të zgjidhë sfidat e brendshme “, tha ministrja gjatë takimit. Ajo shtoi se gjendja krizës në kufirin jugor është zgjatur deri në fund të vitit, pjesëtarët e ARM-së janë vendosur përgjatë kufirit jugor, meqenëse kriza migrante përbën një kërcënim të vazhdueshëm dhe duhet të monitorohet nga afër. Në këtë drejtim ambasadori theksoi se stabiliteti në Ballkan është i rëndësishëm për rajonin më të gjerë dhe Evropën.

Ministrja shfaqi shpresën se bashkëpunimi bilateral në sektorin e mbrojtjes do të thellohet dhe forcohet akoma më shumë, me theks në stërvitjet ushtarake të përbashkëta si stërvitja e madhe ndërkombëtare “Sabre Guardian 17″, e cila aktualisht mbulon 71 pjesëtarë të ARM-së, nga të cilët 14 prej Regjimentit për Operacione të Veçanta ndodhen në Hungari.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi mundësitë konkrete për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral i cili është zhvilluar sidomos në aspektin e arsimimit ushtarak. Nga Maqedonia janë theksuar Poligoni Ushtarak “Krivollak,” Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun dhe Qendra Ushtarako Mjekësore, ndërsa ambasadori hungarez theksoi se mbështetja me trajnime në qendrat hungareze, duke përfshirë Qendrën Partnere për Mësimin e Gjuhëve, si dhe donacionet për ARM-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail