Takimi Shekerinka – gjeneral Lengyel: Maqedonia me meritë ulet në tryezën e NATO-s, ARM është gati për këtë

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u takua sot me Shefin e Zyrës së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjeneralin Joseph Lengyel, i cili mbërriti për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

„Në këtë moment kur biseduam për sfidat e vështira me të cilat ballafaqohet Maqedonia në vitet e fundit, duhet të përmendim se vizita është me të vërtetë në kohë të shkëlqyeshme – në momentin kur Maqedonia tregoi se meriton vendin e saj në Aleancën e NATO-s… Partneriteti i Maqedonisë, veçanërisht me Gardën e Vermontit, mundësoi Armatën dhe pjesëtarët e saj gjatë këtyre 25 viteve të fundit të krijojë lidhje shumë të forta që karakterizohen nga respekti, partneriteti i madh dhe profesional”, tha ministrja pas takimit.

Ministrja theksoi se disa javë na ndajnë nga ulja në karrigen në Aleancën e NATO-s, gjë që ky vend e ka dëshiruar për aq kohë dhe se me nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë vitin e kaluar, dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese të këtij viti, Maqedonia ka treguar se mund të lirohet nga bara që për shumë vite na ka tërhequr mbrapa dhe nuk na lejonte të zëmë vendin tonë të merituar në NATO. Shekerinska ka shtuar se suksesi drejt anëtarësimit të plotë në aleancë ndodh edhe për shkak se ARM ishte e përgatirur të bëhet ushtri e NATO-s.

„E pyetur nëse ushtria është e gatshme që të bëhet ushtri e një shteti anëtar të NATO-s, ishte lehtë dhe thjeshtë të përgjigjem me po, sepse ushtria vitet e fundit ka investuar në njohuritë e saj, në profesionalizmin, ndërsa ndër të tjera kjo është bërë e mundur edhe nga lidhjet tona shumë shumë të afërta me SHBA, me ushtrinë e tyre dhe gardat e tyre kombëtare,” tha ministrja. Ajo theksoi se për bashkëpunimin e ndërsjellë flet fakti se rreth 5,000 pjesëtarë të ushtrisë kanë qenë të përfshirë në aktivitete të përbashkëta dhe se Maqedonia dhe Vermonti ishin model i bashkëpunimit, kur për herë të parë në vitin 2010 bashkë dërguan pjesëtarët e tyre në operacionin “Phoenix” në kuadër të forcave ISAF në Afganistan. Ministrja përmendi bashkëpunimin me universiteti më të vjetër ushtarak “Norëich”, ku vetëm pak ditë më parë është dërguar një kadete nga Maqedonia për të vazhduar studimet e saj.

Gjenerali Lengiel shprehu krenarinë e tij nga partneriteti i deritanishëm i Gardës Kombëtare të SHBA-së me ARM-në, por edhe se shpreson ta mirëpresë vendin tonë si anëtari më i ri i NATO-s në të ardhmen e afërt.

„Armata juaj është e vendosur bashkë me Gardën tonë Kombëtare dhe ajo ishte ushtria e parë e vendosur në Afganistan me ne. Si anëtar i shefave të përbashkët të shtabit të SHBA-së ju siguroj se drejtuesit më të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara janë të vetëdijshëm dhe mirënjohës për guzimin dhe aftësinë ushtarake sa më të madhe dhe në ritje të Maqedonisë”, tha gjenerali. Ai shtoi se ushtria amerikane e mbështet Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik, duke përfshirë aktivitetet e NATO-s dhe BE-së përmes zbatimit të reformave gjyqësore, forcimin e institucioneve demokratike, luftën kundër korrupsionit dhe përshëndet miratimin e amendamenteve kushtetuese të cilat janë të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve të Maqedonisë sipas Marrëveshjes së Prespës.

Si shembull i zhvillimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë, ministrja Sekerinska dhe gjenerali Lengyel përmendën stërvitjen e përbashkët të këtij viti “Goditja Vendimtare”, ku do të marrin pjesë mbi 1000 pjesëtarë të Brigadës së 56 të Pensilvanisë dhe pjesëtarë të ARM-së nga Brigada e Parë e Mekanizuar e Këmbësorisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail