Takimi Shekerinska-Gerberich: Rikonfirmohet mbështetja gjermane për integrimin euroatlantik të Maqedonisë

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Radmila Shekerinska priti ambasadorin e sapoemëruar gjerman në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Thomas Gerberich dhe i uroi atij shumë suksese në pozicionin e tij të ri të përgjegjshëm.

Në këtë takim, ministrja Shekerinska shprehu mirënjohje për mbështetjen që Republika e Maqedonisë ka marrë në vitet e fundit nga Republika Federale e Gjermanisë në fushën politike.

„Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, prioritetet kryesor janë reformat në të gjitha segmentet e shoqërisë. Qëllimi ynë përfundimtar është anëtarësimi në NATO dhe BE dhe në këtë drejtim presim të vazhdojmë mbështetjen e RF të Gjermanisë, të cilën e konsiderojmë si një partner veçanërisht të rëndësishëm”, tha Shekerinska në takim.
Ministri theksoi se në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes, Maqedonia dhe Gjermania kanë program më gjithëpërfshirës, si në fushën e trajnimit të personelit nga Ministria dhe Armata, ashtu edhe në lidhje me pjesëmarrjen e përbashkët në misionet e NATO-s “ISAF” dhe “Resolute Support” në Afganistan.

Ambasadori Gerberich shprehu kënaqësinë e tij lidhur me politikën e Qeverisë dhe mënyrën se si ajo përballet me sfidat brenda dhe jashtë dhe rikonfirmoi mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Sa i përket bashkëpunimit në mbrojtje, ambasadori premtoi promovimin e mëtejshëm në të gjitha segmentet.

RF e Gjermanisë është një nga vendet me të cilat Maqedonia ka bashkëpunimin dypalësh më të zhvilluar dhe gjithëpërfshirës në fushën e mbrojtjes. Ai bazohet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të vitit 1996 dhe përfshin fusha të tilla si politika e mbrojtjes, logjistika, mjekësia ushtarake, aktivitetet në fushën e mbrojtjes atomiko-biologjike-kimike (ABHO) dhe të tjera. Në veçanti, është zhvillua bashkëpunimi në arsimin gjuhësor përmes të cilit rreth 200 pjesëtarë të ARM-së kanë mësuar gjuhën gjermane si parakusht për shkollim në qendrat e arsimit të lartë në Gjermani.

Maqedonia në gjysmën e dytë të vitit 2012 ishte pjesë e Grupit Luftarak të BE-së, me të cilin Gjermania ishte vendi udhëheqës, ndërsa pjesëtarët e ARM-së janë aktualisht pjesë e Komandës së Trajnimit, Këshillimit dhe Asistencës – Veri në misionin “Resolute Support”, ku Gjermania është kombi udhëheqës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail