Shekerinska në takime me zëvendëssekretaren e pergjithshme të NATO-s, Gothemeler dhe komesarin Han

Ministria e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sot në Bruksel, pas hapjes zyrtare të procesit të bisedimeve për pranimin e Maqedonisë në NATO, pati takime të ndara me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Rose Gothemeler dhe komisionerin Johannes Hahn.

Gjatë takimeve, ministrja Shekerinska tha se pas një nga momentet më të rëndësishme të ardhmërisë së vendit, marrjes së ftesës për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, shteti është i fokusuar në bisedimet e filluara për aderim, për të cilat shprehu pritjet se do të ecin në mënyrë të shpejtë, efikase dhe cilësore.

„Kemi investuar përpjekje të mëdha që Maqedonia të jetë plotësisht e gatshme për bisedimet për aderim. Kemi përvojë të gjatë dhe vullnet të madh që këto bisedime të përfundojnë sa më shpejtë dhe paralelisht me përmbushjen e detyrimeve të brendshme nga Marrëveshja me Greqinë, Maqedonia merr vendin e saj të merituar si anëtare e plotë e Aleancës. Fillimi i bisedimeve për pranim është konfirmim se procesi vazhdon, nuk kemi dilemma se ndodhemi në rrugën e duhur” tha ministrja në takimin me zëvendësen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rose Gothemeler.

Shekerinska theksoi se qyetarët e Maqedonisë janë të bindur se hyrja në NATO nënkupton stabilitet, siguri dhe prosperitet për të gjithë rajonin dhe se kjo është njëra nga çështjet për të cilën ekziston konsensus i dhe unitet plotë në Maqedoni.

„Qeveria, kryeministri, por edhe një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë, mbi 600.000, sollën vendim të guximshëm dhe pragmatik i cili hap dyert drejt prosperitetit të Maqedonisë dhe drejt një rajoni prosperues dhe të sigurtë. Tani është e nevojshme një vendim të njëjtë si ky të sjellin edhe ata të cilët marrin legjimitetin e tyre nga populli, gjegjësisht deputetët në Kuvbendin maqedonas”, tha ministrja dhe shprehu shpresën e saj se të gjithë deputetët do ta mbështesin perspektivën evropiane dhe euro-atlantike të Maqedonisë.

Gjatë takimit me ministren Shekerinska, Gothemeler tha se mbështetja e e NATO-s për Maqedoninë vazhdon dhe se për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nuk ka plan B veçmas zbatimit të Marrëveshjes së Prespësv. Zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, tha se tani gjithcka ndodhet në duart e deputetëve – në këtë moment historik që të realizojë përcaktimin strategjik të Maqedonisë për integrim në Aleancën e NATO-s.

Në takimin e ministres Shekerinska me eurokomesarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, u tha se Marrëveshja e Prespës është garanca e vetme për realizimin e aspirateve për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO. Fjalën e kanë deputetët të cilët duhet t’i kaprcejnë dallimet partiake dhe të veprojnë në të mirë të të ardhmes së shtetit – u dakorduan bashkëbiseduesit. Ata konkluduan se është vështirë të besohet se e ardhmja do të sjellë një marrëveshje më të mirë për zgjidhjen e kontestit dhe një mundësi më të mirë se kjo.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail