Takimi Shekerinska– Grabar-Kitaroviq: Maqedonia ka fuqi dhe mbështetje për integrim të plotë në BE dhe NATO

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, ministrja Radmilla Shekerinska u takua edhe me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. Takimi konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis dy vendeve dhe mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

„Ju keni forcën, keni shumë miq, keni përkrahje të sinqertë dhe të pakursyer nga Kroacia në rrugën tuaj euroatlantike”, tha Grabar-Kitaroviq në takim.

Ministrja Shekerinska theksoi prioritetet e Qeverisë dhe reformat aktuale politike, sociale dhe të mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë.

„Ne nuk kërkojmë anëtarësimin si dhuratë. Ne punojmë me zell për të fituar anëtarësimin tonë në NATO dhe BE. Jemi maksimalisht të fokusuar në përmirësimin e situatës përmes zgjidhjes së çështjeve të hapura, duke mos i shmangur ato”, theksoi Sekerinska në takim.

Të dy bashkëbisedueset ranë dakord mbi nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin në rajon dhe integrimin e tij të mëtejshëm Euro-Atlantik. Presidentja Grabar-Kitaroviq i dha mbështetje Qeverisë së reformuar të Republikës së Maqedonisë dhe përpjekjeve të saj për të përmbushur kriteret e nevojshme në proceset e integrimit euro-atllantik.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail