Takimi Shekerinska – Karakaçanov: Bullgaria është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë të bëhet anëtare e NATO-s

Avancimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore midis Maqedonisë dhe Bullgarisë është në interes jo vetëm të dy vendeve, por edhe rajonin dhe të gjithë Evropën  – ranë dakorduan ministrja e mbrojtjes Shekerinska dhe kolegu i saj bullgar Karakaçanov në takimin e punës bilateral që u mbajt pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë midis dy vendeve.

Ministrja e Mbrojtjes Shekerinska u falënderua për reagimin e shpejtë të qeverisë bullgare e cila ofroi ndihmë në helikopterë për shuarjen e zjarreve që përfshinë Maqedoninë. Marrëveshja për këtë ndihmë u arrit në takimin e dy kryeministrave Zaev dhe Borisov, ndërsa përkushtimi personal i ministrit Karakaçanov mundësoi ndihma të realizohet menjëherë.

-          Kjo tregon se marrëdhëniet e mira mes fqinjëve janë gjithmonë të dobishme për zgjidhje të shpejtë të ndonjë problemi, – tha ministrja Shekerinska.

Politika e Bullgarisë ka qenë gjithmonë për të mbështetur pavarësinë e shtetit të Maqedonisë – tha Karakaçanov, duke shtuar se Bullgaria e ka vënë në dispozicion të gjithë përvojën dhe kontaktet e saja për pranim të shpejtë të Maqedonisë në BE dhe NATO.

-          Bullgaria dëshiron të ndihmojë Maqedoninë. Kontaktet që kemi krijuar në rrugën tonë drejt BE-së dhe NATO-s mund të jenë shumë të dobishme. Kur Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia dhe te gjitha vendet e rajonit do të jenë pjesë e BE-së problemet do të zgjidhen më lehtë. Për pranimin e Maqedonisë në NATO ne ofrojmë ekspertizën dhe këshillat tonë – tha Karakaçanov.

Ministrat ranë dakord për bashkëpunim të shtuar në mbrojtje, lidhur me trajnimin e pjesëtarëve të ARM-së në Bullgari, në aspekt të arsimit ushtarak dhe trajnimeve ushtarako-mjekësore.

Takimi përfundoi me një ftesë nga Karakaçanov drejtuar Shekerinskës për vizitë në Bullgari.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail