Takimi Shekerinska-Karakaçanov: Marrëdhëniet midis dy vendeve do të përmirësohen dhe bashkëpunimi i përbashkët do të intensifikohet

video
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u takua sot me homologun e saj bullgar, Krasimir Karakaçanov, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Dy ministrat dhanë dritën e gjelbër për thellimin e bashkëpunimit të mbrojtjes përmes iniciativave konkrete dhe zbatimit të një plani bashkëpunimi të rënë dakord në nivelin e ekspertëve.

„Sot jemi këtu për të treguar se marrëveshja bilaterale e nënshkruar nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë nuk do të lihet vetëm në fjalë. Si marrëveshja, ashtu edhe ajo që ndodhi pas nënshkrimit të marrëveshjes, tregon se të dy vendet, Maqedonia dhe Bullgaria, janë të vetëdijshme se vetëm nëpërmjet fqinjësisë së mirë rajoni ynë mund të ecë përpara. Vetëm nëpërmjet zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore mund të garantojmë sigurinë tonë të përbashkët dhe mund të garantojmë progresin e dy vendeve tona”, tha ministrja Shekerinska dhe falënderoi Republikën e Bullgarisë që ” seriozisht u vu në mbrojtje të promovimit të qëllimin tonë të madh strategjik, anëtarësimit në NATO”.

Ministri Karakatçanov theksoi se marrëveshja, e cila u nënshkrua më 1 gusht, po zhvillohet në iniciativa.

„Ne jemi të bindur se stabiliteti në rajon varet nga marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë asnjkëherë nuk ka ekzistuar një politikë e keqe dhe armiqësore. Vetëm me marrëdhëniet të sinqerta mund të ketë më shumë stabilitet dhe rend në Ballkan. Bullgaria mbështet unitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë. Qëndrimi ynë është të ndihmojmë Maqedoninë të bëhet anëtare e NATO-s,” tha Karakaçanov.

Bashkëpunimi i mbrojtjes mes dy ministrive do të përcaktohet përmes hapave të ardhshëm:

Vizitë e ekspertëve në Akademinë Ushtarake “G. S. Rakovski “në janar 2018, me qëllim të shkëmbimit të përvojave në përgatitjen e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes – (RSM)” Bashkëpunim midis Forcave Speciale që do të rezultojë në një stërvitje të përbashkët ushtarake në vitin 2018, mundësi për dërgim në shkollime ushtarako arsimore në të ardhmen në Republikën e Bullgarisë, trajnime specialiste ushtarako-mjekësore për personelin e ARM-së në Akademinë Ushtarake Detare “Nikolla Vapcarov” në Varna, prezantim të kapaciteteve të Poligonit Ushtarak “Krivollak”, bisedime për bashkëpunim midis përfaqësuesve të të dy forcave të aviacionit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail