Takim Shekerinska – Kërstiçeviq: Kroacia mbështet fuqishëm ambicjet euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë

Një rajon stabil, i sigurtë dhe prosperues është i mundur vetëm nëse vendet-aspirante për anëtarësim në NATO integrohen plotësisht në Aleancë. Maqedonia dëshmon deklarativisht dhe me vepra se anëtarësimi në NATO është prioritet i saj më i lartë, ndërsa për këtë ka edhe mbështetje parezervë nga Republika e Kroacisë, u than ë takimin e sotëm në Zagreb midis ministres Radmilla Shekerinska dhe ministrit kroat të mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq.

Ministri Kërstiçeviq nënvizoi se Maqedonia në Kroacinë gjen një partner dhe mik të gatshëm të përcjellë njohuritë dhe përvojat e saja. „Përvojat e Kroacisë janë të çmuara për Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik”, tha gjatë takimit ministrja Shekerinska.

Ministerja Shekerinska theksoi se qeveritë maqedonase dhe kroate kanë të njëjtat qëllime për vitin e ardhshëm – rritje në buxhetin e mbrojtjes dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve, sepse pa ushtarë të kënaqur nuk mund të ketë ushtri të mirë. Shekerinska shtoi se Kroacia dhe Maqedonia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në përdorimin e Qendrës Rajonale për Marrëdhëniet me Publikun në Maqedoni dhe objektet ushtarako-arsimore në Kroaci. “Sot, kemi rënë dakord për bashkëpunimin e të dy vendeve në lidhje me dokumentet strategjike, për të cilat përvoja e Kroacisë është e një rëndësie të madhe”, tha ministrja.

Ministri kroat i Mbrojtjes u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dypalësh mes dy vendeve. “Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë dhe këshilla në zbatimin e reformave, forcimin e stabilitetit dhe në procesin e integrimit. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral, veçanërisht në fushën e arsimit dhe ushtarët tanë bashkëpunojnë së bashku në misionin e NATO-s në Afganistan “, tha Krstiçeviq.

Ministri Krstiçeviq konfirmoi praninë e tij në takimin e ardhshëm Ministror të SHBA- Karta e Adriatikut që do të mbahet më 1 dhjetor në Ohër.

Pas takimeve në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, ministrja Shekerinska gjithashtu vizitoi Komandën e Forcave Speciale.

Pasdite, ministrja Shekerinska do të takohet me presidentin kroat Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe nesër me kryeministrin Andrej Plenkoviq.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail