Takimi Shekerinska – Osovski: Vendosni shembull në rajon, keni mbështetje gjermane

Zëvendës-kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska u takua të mërkurën me ambasadorin Thomas Osovski, Komisionerin e BE për Politikat e BE në Ministrinë e Jashtme Gjermane. Në takim morrën pjesë edhe ambasadori gjerman Gerhard Gerberich dhe Dorothea Gizelman, bashkëpunëtore në departamentin pwr Evropës në MPJ tw Gjermanisw.

Nw takim u bisedua lidhur me politikat reformuese të qeverisë, plani 3-6-9, si dhe mbi impulsin e ri në marrëdhënieve e mira fqinjësore.

Zëvendës-kryeministrja Shekerinska shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë, si një mik kritik dhe i besueshwm ndaj Maqedonisw si shtet, sidomos gjatë krizës së zgjatur politike. Shekerinska theksoi se qeveria është e angazhuar për reformat e parapara në planin 3-6-9, të vetëdijshëm se pas tejkalimit tw krizës politike qytetarët e Maqedonisë presin rezultate konkrete në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias, transparencën, duke e shtyrë shtetin përpara. Marrëdhëniet ndëretnike janë forcuar, nw fqinjwsi krijojmë miqwsi, transparenca është vendosur. Në fushën e sundimit të ligjit, ne vlerësojmë rekomandimet e Priebe-s se sektori gjyqësor duhet të reformohet – tha Shekerinska.

Ambasadori Osovski përshëndeti angazhimin e qeverisë në zbatimin e reformave nga Plani 3-6-9 dhe e quajti atë një fillim të ri për vendin, i cili është i një rëndësie të veçantë për zhbllokimin e ngërçit në rrugën drejt BE dhe NATO. Ambasadori tha se Maqedonia duhet të tregojë rezultate në fushën e sundimit të ligjit, strukturave demokratike, qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit.

- BE do të vazhdojë me zgjerimin e saj. Ju keni mbështetjen e Gjermanisë, dhe është mirë që qeveria juaj është e përkushtuar në përmbushjen e këtyre kushteve. Paraqitwt planin 3-6-9 që është shumë pozitive dhe jeni të vetëdijshëm se duhet patjetwr të tregohet përparim – tha Osovski.

Ai përshwndeti marrëveshjen me Bullgarinë si një hap të rëndësishëm në promovimin e politikës së fqinjësisë së mirë dhe shprehu mbështetje për bisedimet me Greqinë. Është e rëndësishme për qytetarët që të rikthejnw besimin në gjyqësor dhe të mos lejojnë korrupsioni tw kalojw pa ndëshkuar – tha Osovski.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail