Takim Shekerinska – Pahor: Mbështetje e fuqishme nga presidenti slloven për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Gjatë vizitës në Slloveni, ministrja e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska realizoi takim me presidentin slloven Borut Pahor.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan lidhur me integrimet euroatlantike në rajon, me ç’rast konfirmuan mbështetjen e fortë sllovene për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e NATO-s.

Shekerinska dhe Pahor ranë dakord se Maqedonia dhe Sllovenia janë dy vende jashtëzakonisht miqësore dhe partnere dhe se rruga drejt një bashkëpunimi më të ngushtë dypalësh në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen, është e hapur.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail