Takimi Shekerinska – Serrano në Bruksel

sekerinska-seranoSot në Bruksel, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska u takua me Pedro Serrano, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Shërbimit të Politikës së Jashtme Evropiane (EEAS).
Në takim u analizuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe luftën kundër terrorizmit. Mundësia e rritjes së pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë në operacionet paqeruajtëse të udhëhequra nga BE, si kontribut i Republikës së Maqedonisë në sigurimin evropian.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet politike në Republikën e Maqedonisë dhe hapat e reformave të qeverisë në kontekstin e procesit të eurointegrimit, në fushën e lirisë së medias, sundimit të ligjit, reformave të administratës publike, sektorit të sigurisë, nxitjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe luftës kundër terrorizmit.

– „Integrimi në BE dhe NATO është një interes strategjik për të cilin Maqedonia ka një konsensus të gjerë, por është e më se e domosdoshme të tregohet progres në agjendën e BE-së dhe NATO-s, në mënyrë që të forcohet edhe më tej mbështetja. Ju mund të mbështeteni në Maqedoninë si një partner i besuar,” tha Shekerinska.

– „Reformat që janë në agjendën e qeverisë së re janë të nevojshme dhe ne i mirëpresim ato. Vendosja e stabilitetit dhe demokracisë së zhvilluar janë të rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e vendit, por për të gjithë rajonin “, tha Serrano.

Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Diplomatik të BE-së, Pedro Serrano paralajmëroi një vizitë në Maqedoni si pjesë e një turneu më të gjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku aspektet e bashkëpunimit të mbrojtjes dhe luftës kundër terrorizmit do të diskutohen më në detaje.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail