Takimi i ZKQRM dhe MM, Radmilla Shekerinska dhe MPJ Nikolla Dimitrov me Alejandro Alvargonzales, Ndihmës i Sek. Gjeneral të NATO-s dhe Maciej Popovski, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim në KE

Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov biseduan sot me ambasadorin Alejandro Alvargonzales, Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë dhe Maciej Popovski, Përgjithshëm për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim brenda Komisionit Evropian, të cilët janë në vizitën e parë të përbashkët në Republikën e Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë dhe qeveria e saj janë të vendosur që të bëhen anëtare e 30-të e Aleancës, për të cilën ka konsensus midis të gjitha partive politike, si dhe mbështetje të lartë nga qytetarët e Maqedonisë, u shprehën ministrat Shekerinska dhe Dimitrov.

„Republika e Maqedonisë ishte në një krizë të rëndë politike vitet e fundit, por qytetarët dhe qeveria kanë treguar se në qoftë se kemi vullnet, në qoftë se jemi të përkushtuar dhe të vendosur për të vazhduar në rrugën e reformave, kemi kapacitet për ta bërë këtë. Në një periudhë shumë të shkurtër, Republika e Maqedonisë arriti të ri-imponojë veten si një shembull pozitiv në rajon. Ne po bëjmë çdo përpjekje për të realizuar reformat që i drejtohen çdo pjesëtari të Armatës, kushteve në të cilat punojnë, pajisjet, njohuritë dhe aftësitë e tyre”, tha ministrja.

MM Shekerinska theksoi se është e rëndësishme të përmendet se me pranimin e Republikës së Maqedonisë, NATO do të ketë një anëtar tjetër i cili ka kapacitetin për të kontribuar në përpjekjet e Aleancës për Paqe dhe Siguri në nivel global. Kjo, tha Shekerinska, është gjithashtu e dukshme përmes shumë viteve të pjesëmarrjes në misionin e NATO-s në Afganistan, “Mbështetje e Vendosur” ku së fundmi kemi ritur numrin në kontigjentin maqedonas me 20 përqind.

Ministrja shtoi se buxheti i Ministrisë është rritur, por ato fonde shpenzohen në mënyrë racionale dhe dhe me kujdes. Ajo informoi se për momentin Ministria e Mbrojtjes po punon aktivisht në Shqyrtimin Strategjik të Mbrojtjes dhe se ky dokument do të jetë baza për reformat e mëtejshme dhe drejtimin në të cilin do të zhvillohet Armata e Republikës së Maqedonisë. “Nëpërmjet Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, do të fitohet një pasqyrë e nevojave reale të mbrojtjes dhe asaj që Republika e Maqedonisë mund të ofrojë. PSO do të ndihmojnë në procesin e modernizimit të mbrojtjes duke përcaktuar prioritetet e duhura,” tha Shekerinska. Në këtë kontekst, ministrja falënderoi Aleancën e NATO-s dhe shtetet e saja anëtare, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë për mbështetjen e krijimit të një dokumenti strategjik cilësor. Shekerinska theksoi se Maqedonia dëshiron të jetë një fqinj i mirë, sepse vetëm një rajon i lidhur dhe i qëndrueshëm mund të jetë parakusht për zhvillim.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ripohoi vendosmërinë e vendit për anëtarësim më të shpejtë në NATO si një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë. Ai argumentoi se Republika e Maqedonisë ka vepruar “de facto” gjatë si një shtet anëtar i Aleancës, veçanërisht në ndarjen e përgjegjësive të përbashkëta me shtetet anëtare të NATO-s. MPJ Dimitrov theksoi veçanërisht bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan dhe angazhimin tonë për një kontribut afatgjatë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. “Si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar dhe partner i përkushtuar i vjetër i Aleancës, Maqedonia do të rrisë pjesëmarrjen në” Mbështetje e Vendosur” për 20%”, tha ministri Dimitrov.

Ministri Dimitrov theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të qëndruar në procesin e reformës në kuadrin e procesit MAP, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të performancës politike, mbrojtëse dhe të sigurisë të vendit, duke çuar në një integrim të plotë dhe të shpejtë të vendit drejt NATO-s.

Ndihmës Sekretarin i Përgjithshëm i NATO-s, Alejandro Alvargonzales tha se ata ishin të shqetësuar një vit më parë për krizën në Maqedoni dhe i nxitën liderët të japin maksimumin në drejtim të reformave. Ai shtoi gjithashtu se Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të jetë krenare për atë që bën për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve të saj.

Të dy mysafirët, Alvargonzales dhe Popovski, shprehën mirënjohje për reformat e zbatuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, si dhe për kontributin e tyre në misionet “Mbështetje e Vendosur” në Afganistan dhe ALTHEA në BeH.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail