Një ekip ekspertësh amerikan dhe britanik do të ndihmojë në hartimin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në Ministri u takua me ekipin e ekspertëve të SHBA – Mbretërisë së Bashkuar i cili do të ndihmojë në përgatitjen e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, një dokument kyç për zhvillimin e mbrojtjes dhe Armatës në vitet e ardhshme.

Ekipi amerikan udhëhiqet nga Eric Leid, një ekspert në zhvillimin e institucioneve të mbrojtjes. Pjesë e ekipit të ekspertëve është gjithashtu eksperti britanik Stiven Glover, këshilltar i mbrojtjes dhe sigurisë në Departamentin e Stabilizimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrja Shekerinska theksoi se një nga detyrat kryesore për Ministrinë e Mbrojtjes është hartimi i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes. Përfundimi i procesit të hartimit është gjithashtu një angazhim i qeverisë – tha ministrja dhe kërkoi këshilla të sinqerta miqësore në hartimin e dokumentit për reforma.

Anëtarët e ekipit thanë se ishin në dispozicion për të ndihmuar me ekspertizën e tyre në përgatitjen e Strategjisë për Mbrojtjen dhe Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes

Ekipi amerikano-britanik do të takohet sot dhe nesër me grupin kryesor koordinues për përgatitjen e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, i përbërë nga ekspertë nga Ministria dhe Shtabi i Përgjithshëm.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail