Ministrja Shekerinska u takua me drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme britanike, Mekilvam

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot në Ministri ka zhvilluar një takim me Fiona Mekilvam, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Komonuelth të Mbretërisë së Bashkuar.

„Qeveria e re është e angazhuar në zgjidhjen e problemeve dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ne do të ofrojmë një lloj të ri të politikës së jashtme dhe do të zbatojmë reformat”, theksoi në këtë takim, ministrja.

Ajo shtoi se në lidhje me reformat në mbrojtje, përcaktimi i prioriteteve ndodhet lartë në agjendë, dhe në këtë drejtim njoftoi se se ndihma eksperte nga Mbretëria e Bashkuar në zbatimin e reformave është më se e mirëpritur.

Në kontekstin e prioriteteve strategjike të shtetit, ministrja tha se Maqedonia mbetet fuqimisht e përkushtuar për integrimin në Aleancë e NATO-s, e cila jo vetëm që do të sjellë siguri më të madhe për vendin tonë, por edhe stabilitetit dhe prosperitetit më të madh për të gjithë rajonin.

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor, Mekilvam dha mbështetje të plotë për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje aktive në ndihmë eksperte dhe teknike, në procesin e zbatimit të reformave. “Mbretëria e Bashkuar dhe i tërë komuniteti ndërkombëtar dëshirojnë të shohin Maqedoninë në familjen euroatlantike, por pritet që vendi të tregojë rezultate të dukshme të reformave të zbatuara,” tha Mekilvam gjatë takimit.

Ajo përshëndeti përkushtimin e Qeverisë së re për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe shprehu shpresën se problemet ekzistuese do të tejkalohen sa më shpejt të jetë e mundur.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail