Takim i ministrit Jolevski me oficerë të ARM-së nga rotacioni i ri në misionin “Mbështetje e Vendosur”

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, së bashku me Zëvendës Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Gjeneral Major Muhamet Racaj sot në Ministrinë e Mbrojtjes u takua me gjashtë oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë nga rotacioni i ri në misionin “Mbështetje e Vendosur” në Afganistan.
Në takimin e sotëm, ministri Jolevski ju dëshiroi me sukses të kryejnë detyrat e caktuara, të përfaqësojnë denjësisht Republikën e Maqedonisë dhe të kthehen të sigurt dhe të shëndoshë.
Ai shtoi se vendi do të vazhdojë me pjesëmarrjen e në misionin paqeruajtës në Afganistan dhe konsiderohen mundësitë për të marrë pjesë edhe në misionet e mbështetura nga Kombet e Bashkuara, gjë që tregon qartë angazhimin tonë për paqen dhe sigurinë globale. Përveç kësaj Jolevski tha se përvoja që do të fitojnë në këtë mision paqeruajtës është shumë e rëndësishme, si për ta, ashtu edhe për anëtarët e tjerë të Armatës të cilët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga transferimi i përvojës nga pjesëmarrjet në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.
Zëvendës Shefi Racaj me këtë rast theksoi se bëhet fjalë për një përbërje cilësore e cila është e përgatitur psikofizikisht për të përmbushur detyrat.
Kjo përbërje e pjesëtarëve të ARM-së që merr pjesë në komandaat e misionit “Resolute Support” në Afganistan, do të jetë pjesë e kontingjentit gjerman në Komandën për Trajnime, Këshillim dhe Asistencë “Veri.”

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail