Ministrja Shekerinska takohet me sekretarin e shtetëror parlamentar të Ministrisë së Mbrojtjes, Ralf Brauksiepe dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Michael Roth

MO Sekerinska so Ralf BrauksipeMinistrja Shekerinska dje u takua me Ralf Brauksiepe, sekretar shtetëror parlamentar i Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë.

Në takim ministrja Shekerinska theksoi se integrimi i Maqedonisë në Aleancën e NATO-s është në krye të prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ministrja shtoi se anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë do të tregojë se politika e dyerve të hapura të NATO-s është e gjallë dhe jep rezultate.

„Vetëm me integrimin e vendeve aspiruese në NATO, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Ballkani në tërësi do të jenë paqësore, të sigurt dhe të begatë”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se demokracia, sundimi i ligjit, liria e mediave dhe transparenca e plotë ndaj qytetarëve janë shtyllat mbi të cilat duhet të zhvillohet çdo shtet modern, duke shtuar se Republika e Maqedonisë është e angazhuar që këto vlera të jenë realitet për të gjithë qytetarët e saj.

Gjatë ditës, ministrja Shekerinska do të takohet gjithashtu me Michael Roth, Ministër i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail