Takime te ministres Shekerinska me kryeministrin turk Jildirim dhe me ministrin e jashtëm Çavushoglu

Zëvendës kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, u takua sot në Ankara me Kryeministrin Binali Jildirim dhe Ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu.

Në takimin me kryeministrin Jildirim, ministrja Shekerinska falënderoi Turqinë për mbështetjen e saj parimore dhe të vazhdueshme për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së takimeve të shpeshta të liderëve të dy vendeve në forcimin e bashkëpunimit. Jildirim theksoi se mbështetja e Turqisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO mbetet e pandryshuar dhe e fuqishme.

Ministrja Shekerinska dhe ministri i Jashtëm Çavusoglu konstatuan së bashku se Turqia ndihmon dhe mbështet aspiratat e Maqedonisë për anëtarësimin në NATO dhe se kjo është veçanërisht e rëndësishme në muajt e ardhshëm vendimtar. Shekerinska theksoi se Maqedonia dhe qytetarët e saj e vlerësojnë mbështetjen turke në rrugën drejt Aleancës që nga fillimi i këtij procesi.

„Ne shpresojmë që situata nga viti 2008 mund të ndryshojë këtë vit 2018. Ne punojmë për reformat e brendshme dhe zgjidhjen e problemeve që qëndrojnë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO”, tha ministrja. Ajo nënvizoi se të dy vendet mbajnë lidhje të forta në fushën e mbrojtjes dhe se Maqedonia është pas konkluzionit të Turqisë se siguria e Maqedonisë është e rëndësishme për rajonin dhe më gjerë. Shekerinska theksoi se politika e dyerve të hapura të NATO-s është shumë e rëndësishme për Maqedoninë dhe se ne presim mbështetje të fortë nga Turqia për këtë çështje. “Fjala e mirë, hap dyert e hekurit. Ne presim dhe llogarisim në fjalën tuaj të mirë “, tha ministrja.

Ministri Çavusoglu përsëriti mbështetjen e parezervë të Turqisë për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe theksoi se kjo do të vazhdojë në takimin ministror të Aleancës në prill dhe në samitin e Brukselit në korrik.

Takimet me kryeministrin Jildirim dhe ministrin e jashtëm Çavushoglu përmbyllën vizitën zyrtare të Shekerinskës në Turqi, e cila filloi me një takim me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Nuretin Canikli, me ftesë të së cilit u realizua vizitë në Ankara.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail