Takim i ministres Shekerinska me ambasadorin e Shqipërisë, Reka: Intensifikimi i bashkëpunimit bilateral dhe rajonal për një rajon stabil dhe të sigurtë

.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka dhe shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme politike që Republika e Shqipërisë ia jep vendit tonë në procesin e integrimit në familjen Veri-Atlantike.

Në takim, ministri Shekerinska theksoi nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral dhe rajonal me vendet fqinje, sepse të gjithë kanë një qëllim të përbashkët, një rajon stabil dhe të sigurt.

Ajo theksoi mundësinë për shfrytëzimin e kapaciteteve tona për arsim dhe trajnim, si që janë Qendra për Trajnimin e Pilotëve dhe Qendra Rajonale për Trajnim në Marrëdhëniet me Publikun dhe shprehu falënderim për shkollimet dhe trajnimet e ofruara për personelin e Armatës së Republikës së Maqedonisë në kapacitetet e Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori Reka përcolli besimin se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë për anëtarësimin sa më të shpejt në NATO dhe do të mbështetë politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Ai shtoi se Shqipëria dëshiron të të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të vendin tonë dhe se janë të gatshëm për të ndarë përvojën e tyre. Në aspekt të bashkëpunimit, ambasadori Reka tha se siguria e të gjithë rajonit është e rëndësishme dhe se bashkëpunimi bilateral dhe rajonal duhet të intensifikohet përmes shkëmbimit të përvojave dhe kapaciteteve të ndryshme me interes të përbashkët.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail