Bisedime strategjike për rritjen e bashkëpunimit të mbrojtjes midis Maqedonisë dhe Francës

Një delegacion i ekspertëve nga Ministria e Mbrojtjes priti sot një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Strategji në Ministrinë e Mbrojtjes franceze i kryesuar nga Olivier Landau, Drejtor për Evropë, Amerikë Veriore dhe Bashkëpunim Shumëpalësh.

Në fillim të takimit, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përshëndeti përfaqësuesit e delegacionit të ekspertëve nga Franca, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Francës ia jep Republikës së Maqedonisë në fushën e mbrojtjes.

Ajo tha se promovimi i bashkëpunimit është i një rëndësie të madhe për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s, veçanërisht për shkak të rolit dhe rëndësisë së Francës në NATO, BE, OKB, si dhe brenda kuadrit të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes. Shekerinska ua prezantoi ekspertëve nga Franca aktivitetet aktuale të Qeverisë dhe Ministrinsë së Mbrojtjes për ripërtëritjen e procesit të reformës që synon arritjen e qëllimit strategjik të Republikës së Maqedonisë – anëtarësimin në NATO.

Takimi ku morri pjesë edhe ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoni, Sh.T. Christian Timonie, rrjedh nga plani për bashkëpunim bilateral me Republikën e Francës dhe kishte për qëllim që ekspertët e mbrojtjes nga Maqedonia dhe Franca të shkëmbejnë mendime mbi çështje strategjike si dhe për të hapur mundësi për thellimin e bashkëpunimit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail