Solemnisht përcillen 71 pjesëtarë të ARM-së në stërvitjen ndërkombëtare „Saber Guardian 2017“

Shtatëdhjetë e një pjesëtarë të Armatës ë Republikës së Maqedonisë sot me ceremoni, ku morri pjesë edhe ministrja e mbrojtjes radmilla Shekerinska, u përcollën në stërvitjen më të madhe në rajonin e Detit të Zi, „Saber Guardian 2017“, stërvitje kjo që përfshin 25.000 pjesëtarë të forcave të armatosura nga 22 vende, ndërsa do të realizohet në teritorin e Rumanisë, Hungarisë dhe Bullgarisë.

„Në “Saber Guardian 17” pjesëmarrësit tanë do të dëshmojnë se Armata e Maqedonisë dhe pjesëtarët e saj vërtetë mund të marrin pjesë bashkë me vendet anëtare të NATO-s dhe vendet-partnere në aktivitete stërvitore serioze dhe të ndërlikuara” theksoi ministrja Shekerinska pas ceremonisë. Ajo tha se pjesëmarrja në stërvitje do të ris gatishmërinë e forcave tona dhe interoperabilitetin e tyre me vendet anëtare të NATO-s dhe partnerëve dhe shtoi se stërvitja paraqet mundësi të shkëlqyer për stërvitjen e forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse në kuptim të forcimit të gatishmërisë dhe përmirësimit të interoperabilitetit nën një komandë të përbashkët, duke kryer një spektër të tërë të misioneve ushtarake, ndërsa në drejtim të mbështetjes së sigurisë dhe stabilitetit të rajonit të Detit të Zi.

Para të pranishmive ministrja tha se gjatë pjesëmarrjes së javës së kaluar në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve anqëtare të NATO-s dhe vendeve që marrin pjesë në misionin e NATO-s në Afganistan, gjatë bisedës së shkurtër me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Xhejms Matis dhe përfaqësuesit të përhershëm amerikan në NATO, Erl Litzenberger, nga zotëri Litzenberger i cili ka qenë pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan u përcjell falënderimi për ushtarët e maqedonisë të cilët ruanin paqn dhe sigurinë e njerëzve dhe të vetë misionit. „Informacionet dhe deklaratat e këtilla dëshmojnë se sa me rëndësi është është pjesëmarrja në këto misione dhe sa i rëndësishëm është angazhimi ynë në përhapjen e paqes dhe sigurisë botërore dhe në promovimin e Republikës së Maqedonisë dhe forcat e armatosura të saj”, porositi ministrja e Shekerinska pjesëtarët e ARM-së.

Si shembull për bashkëpunimin e e shkëlqyer dhe raportet me Armatën e SHBA-së në Evropë, e cila është organizatorë e stërvitjes „Saber Guardian”, ministrja përmendi edhe stërvitjen e ardhshme e cila do të realizohet nga ARM dhe Armata e SHBA-së në Evropë, në poligonin ushtarak maqedonas më të madh „Krivollak”. „Rreth 300 pjesëtarë të Armatës së SHBA-së në Evropë me mbi 100 automjete inxhinierike dhe pajisje nga Rumania, nëpër Bullgari do të nisen drejt Maqedonisë, ku nga 28 korriku deri më 8 gusht bashkë me rreth 100 pjesëtarë të ARM-së nga gjini të ndryshme do të realizohet stërvitja ’Dragoon Guardian’“, informoi ministrja. Ajo shtoi se „veçanërisht na gëzon fakti që një armatë me kritere jashtëzakonisht të larta si që është Armata e SHBA-së, ka zgjedhur pikërisht poligonin ushtarak “Krivollak” për të realizuar aktivitetin stërvitor, sepse tashmë më për ca kohë përpiqemi të promovojmë këtë kapacitet edhe në rajon dhe më gjerë”.

„Vetë fakti që ARM-së i ngarkohen detyrat më të ndërlikuara, flet për nivelin e profesionalizmit, gatishmërisë dhe entuziazmit të lartë të ushtarëve tanë “, përfundoi ministrja Shekerinska.

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Muhamet Racaj para pjesëtarëve të ARM theksoi se stërvitja “Saber Guardian 2017″ synon të promovojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale në rajonin e Detit të Zi, forcimin e kapaciteteve të partnerëve dhe besimin e ndërsjellë. “Unë do të doja të ju falënderoj për profesionalizmin e treguar gjatë ekzekutimit dhe detyrave gjatë përgatitjes dhe të ju uroj një përfundimin të suksesshëm të stërvitjes,” tha gjeneral Racaj.

Para të pranishmive u drejtua edhe ambasadori amerikan në Maqedoni Jess Bailey, i cili tha se nëpërmjet stërvitjeve si “Sabre Guardian 2017″ SHBA-të forcojnë lidhjet me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe konfirmojnmë angazhimin e vazhdueshëm ndaj mbrojtjes kolektive dhe prosperitetit të Evropës. “Stërvitjet e përbashkëta përmirësojnë aftësinë e vendeve për bashkëpunim, komunikim dhe integrim në platformat ushtarake. Më e rëndësishmja, ato ndërtojnë marrëdhënie personale mes ushtarëve dhe forcojnë përkushtimin tonë ndaj njëri-tjetrit”, tha Bailey.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail