Shekerinska në tribunën “Perspektivat Gjinore në Mbrojtje” – Krijojmë një sistem për raportimin e ngacmimeve dhe diskriminimit

Nevojiten më shumë gra në ushtri. Që të arrihet kjo, duhet të bëjmë gjithçka që të ndjehen të mirëpritura, e jo si një përjashtim nga rregulli. Në këtë pjesë, unë kam një përgjegjësi të veçantë si ministre e mbrojtjes. Në Ministrinë e Mbrojtjes, ne punojmë për një udhëzues të ri për raportimin e ngacmimeve. Të gjitha ushtritë janë kryesisht mjedise meshkuj, të vendosura në mënyrë rigoroze, një mjedis në të cilin diskriminimi dhe ngacmimet seksuale dhe të tjera në punë ndodhin më lehtë. Kemi krijojuar një sistem serioz për raportimin e ngacmimit dhe diskriminimit përmes kanaleve ku mund të raportohet pa frikë. Secili që sillet ne këtë mënyrë do të përgjigjet. Kemi zero tolerancë për fenomene të tilla që na gjymtojnë Armatën, administratën dhe na humbin kuadrot me cilësi më të mirë, – tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në debatin “Perspektivat Gjinore në Mbrojtje”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Në fillim të tribunës u lëshua një video mesazh që për këtë rast u dërgua nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller. Në mesazhin e saj ajo theksoi se gratë janë një katalizator për zgjidhjen paqësore të konflikteve.
„Ne duam që NATO të jetë një udhëheqës global për të drejtat e barabarta dhe pjesëmarrjen e barabartë të grave. Unë e di që edhe ju jeni të përkushtuar ndaj kësaj, dhe do të doja të nderoj zëvendës kryeministren Shekerinska dhe ekipin e saj për punën e tyre në këtë fushë. Ju faleminderit dhe ju dëshiroj një ditë ndërkombëtare të grave të mrekullueshme”, tha Gottemoeller.

Tribuna u hap nga koordinatorja e përhershme e OKB-së dhe përfaqësuesja e përhershme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Maqedoni, Louisa Vinton, e cila theksoi se në Maqedoni ka përparim në promovimin e të drejtave të grave, barazisë gjinore, se sheh numrin e grave në rritje si pjesë e forcave të mbrojtjes dhe shtoi se gratë në mbrojtje nuk janë një barrë, por një mundësi e madhe që mund të japin kontribut të veçantë në sistemet e mbrojtjes.
Gjithashtu u prezantua edhe një video me disa pjesëtare të Armatës së Republikës së Maqedonisë të cilat folën për rrugën e tyre drejt një karriere të suksesshme.

Nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski në fjalën e saj shprehu kënaqësinë se Akademia Ushtarake paraqiten një numër në rritje i grave, dhe shpreson se në të ardhmen e afërt do të kemi gjeneralen e parë femër në radhët e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska tha se ajo tashmë është duke punuar në përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen grate, dhe edhe burrat në vend, jo vetëm në vendin e punës së tyre, por edhe në çdo sferë ku ka dukuri të diskriminimit. Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani theksoi se përparimi i një vendi qëndron në përfshirjen më të madhe të grave. “Sa më e madh të jetë mospërfshirja e grave, aq më i madh është potenciali për dhunë në një shtet”, tha Osmani. Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishiq tha se ajo është e kënaqur që ndodhet këtu në Maqedoni dhe se është parë grua kroate si atashe e mbrojtjes. Në të njëjtën kohë, ajo shtoi se duhet bërë më shumë për zbatimin e planit aksional të miratuar në bazë të Rezolutës 1235 të OKB-së, për të avancuar pozitën e grave në mbrojtje dhe siguri.

Qëllimi i tribunës së sotme ishte ngritja e vetëdijes për statusin e gruas në mbrojtje, me theks në hapat dhe politikat e ardhshme konkrete që do të merren në sfidat e grave profesioniste në mbrojtje.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail