Koncerti i Vitit të Ri i orkestrave ushtarake të Maqedonisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi

Orkestra ushtarake e Armatës së ARM-së, së bashku me anëtarët e Orkestrës ushtarake bullgare dhe orkestrës ushtarake të armatës së Malit të Zi, realizuan një koncert të Vitit të Ri në nder të pjesëtarëve të tre ushtrive në Shtëpinë e ARM-së në Shkup në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në koncertin trilateral të Vitit të Ri para kryeministrit Zoran Zaev, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe pjesës tjetër të udhëheqjes ushtarake-politike, ARM-së dhe të ftuar të tjerë u drejtua ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cili tha ky vit, 2018 ishte një vit i vështirë, por i rëndësishëm di suksesshëm në të cilin pas gati tre dekada punë drejt anëtarësimit të plotë në NATO, kjo ëndërr morri një jete të re – Maqedonia mori një ftesë për t’u bashkuar dhe tashmë ka përfunduar edhe bisedimet e pranimit. Shekerinska tha se vitin 2019-të e presim me shumë optimizëm dhe se Maqedonia është e hapur dhe tani është më e fortë, me miqësitë e përbashkëta.

Orkestra e përbashkët e udhëhequr nga dirigjentët e tre orkestrave ushtarake dhe mysafirëve, Beni Shaqiri dhe Kristina Arnaudova, përpara auditorit të sallës së mbushur në Shtëpinë e ARM-së, realizoi një koncert mbrëmjeje ku u performuan himnet e të tre vendeve dhe vepra të tjera të njohura muzikore.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail