Vazhdojnë aktivitetet për “Javën e NATO-s” – nxënësit e shkollave të mesme vizitojnë ekspozitën e muzeut – Republika e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s

Nxënës nga disa shkolla të mesme në Maqedoni, nga 04 prilli, Dita e NATO-s deri në fund të kësaj jave në Muzeun Ushtarak të organizuar vizitojnë ekspozitën e muzeut “Republika e në rrugën Maqedonisë drejt NATO-s”.

Ekspozita organizohet në kuadër tëjavës së NATO-s me rastin e shënimit të 25 vjetorit nga miratimi i Vendimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Organizatën e Atlantikut të Veriut dhe organizohet nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup.

Gjatë vizitës, nxënësit mund të njihen me Aleancën e NATO-s si organizata më e madhe e mbrojtjes në botë, me ngjarjet kyçe për Republikën e Maqedonisë në 25 vitet e fundit në rrugën drejt NATO-s, si dhe me aktivitetet e Armatës së Republikës së Maqedonisë në lidhje me sigurinë mbrojtëse të përbashkët, gjegjësisht me kontributin në misionet paqeruajtëse.

Gjatë vizitave të mëparshme, nxënës të vitit të tretë dhe të katërt përmes dialogut aktiv me përfaqësuesit e ushtrisë dhe atashetë e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në vend nga Rumania, Franca, Italia, SHBA dhe Turqia kanë patur mundësi të mësojnë se çfarë është përfitimi nga anëtarësimit në këtë organizatë, cilat janë objektivat, si mund të bëhet anëtare e aleancës, me çfarë lloj sfidash të sigurisë përballet kjo organizatë mbrojtëse që nga themelimi i saj e deri më sot, si të bëhesh pjesë e Armatës së Republikës së Maqedonisë, mundësitë nga studimi në Akademinë Ushtarake, etj.

Në këtë prezantim është vendosur një edicion fototip i Traktatit të Uashingtonit nga 4 prilli 1949, Dita e krijimit të Aleancës së NATO-s, facsimile të dokumenteve kryesore strategjike, dokumentet protokollare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të pranimit të Maqedonisë në Partneritetin për Paqe, faksimile nga “Dekreti i Presidentit të RM për shpalljen e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Shteteve Palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe për statusin e e forcave të tyre” nga viti 1996, Libri i Bardhë i Mbrojtjes i parë nga viti 1998, ekspozita të ndryshme nga Zyra Ndërlidhëse e NATO-s në Shkup, nga Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë dhe MM së RM, pllaka të shumta, simbole, shirita grade, publikime, fotografi të veprimtarive të NATO-s dhe aktiviteteve të ARM-së në misionet paqeruajtëse.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail