Video mesazh nga Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s Rose Gottemoeller drejtuar ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe grave në Republikën e Maqedonisë

Rose GottemoellerZëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller dërgoi video mesazh rasti drejtuar ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe grave në republikën e Maqedonisë.

Në mesazh, zëvendës sekretarja e përgjithshëm e NATO-s, Gottemoeller thotë:

„Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ne në NATO, sot, si çdo ditë, promovojmë pjesëmarrjen e grave në të gjitha fushat e sigurisë dhe mbrojtjes. Gratë mund të përfaqësojnë dhe me të vërtetë janë një katalizator për zgjidhjen paqësore të konflikteve. Ne gjithashtu mund të luajmë rol udhëheqës në parandalimin e konflikteve dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë. Ne e dimë se paqja mund të garantohet më së miri përmes përfshirjes. Ne e dimë se, edhe pse ende kemi shumë për të bërë, po bëjmë përparim. Ne duam që NATO të jetë një udhëheqës global për të drejtat e barabarta dhe pjesëmarrjen e barabartë të grave. Unë e di që edhe ju jeni të përkushtuar ndaj kësaj, dhe do të doja të nderoj zëvendës kryeministren Shekerinska dhe ekipin e saj për punën e tyre në këtë fushë. Faleminderit dhe ju uroj një Ditë të shkëlqyeshme Ndërkombëtare të Gruas”.

Mesazhi i Gottemoeller u transmetua në tribunën e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me temë “Perspektivat Gjinore në Mbrojtje” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail