Qeveria miratoi dokumentin kryesor të zhvillimit të mbrojtjes, Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes

Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes, dokumenti kryesor për zhvillimin e mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë u miratua sot nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

„Maqedonia vazhdimisht punon për reformat dhe përmbushjen e të gjitha kushteve për anëtarësim në NATO. Pas vetëm një viti, arritëm të përgatisim një dokument kyç që përcaktonte mbrojtjen dhe zhvillimin e saj. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes është praktikisht e gjithë agjenda e reformave të mbrojtjes në Republikës së Maqedonisë dhe përgatitja e tij është një hap shumë i rëndësishëm përpara për të garantuar sigurinë tonë, por edhe për anëtarësimin tonë në NATO”, tha ministrja Shekerinska në një konferencë shtypi pas miratimit të dokumentit.

Maqedonia nuk priti ftesën e NATO-s për të filluar reformat e nevojshme, tha Shekerinska, duke shtuar se 12 muajt e fundit është punuar shumë. Ajo theksoi se buxheti i mbrojtjes është rritur dhe do të vazhdojë të rritet çdo vit, deri në 2 përqind të kërkuar të produktit të brendshëm bruto, se pagat e të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë që nga fillimi i vitit janë rritur, duke përmirësuar kështu standardin e tyre.

Sa i përket politikave zhvillimore të planifikuara me Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes, ministrja Shekerinska tha se një nga qëllimet prioritare të këtij dokumenti është krijimi i një ushtrie moderne dhe fleksibile që do të garantojë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë.

„Me konceptin e ri, organizatën e dizajnojmë me një numër të konsoliduar të komandave dhe selish, me nivele të përcaktuara qartë të përgjegjësisë, me autoritete të deleguara në nivelin e duhur, në vend të centralizimit, madhësisë optimale dhe plotësimit të plotë të njësive”, tha ministrja.

Ministrja njoftoi se Ministria e Mbrojtjes do të riorganizohet me qëllim që të sigurojë udhëheqje më të mirë, menaxhim më të mirë operacional dhe të përqendrohet në funksionet kryesore – sigurimin e mbrojtjes, sigurimin e vendimeve strategjike dhe kontrollin civil të forcave të ushtrisë.

Një përcaktimet kyçe është edhe rritja e buxhetit të mbrojtjes, ndërsa forca e vërtetë e Ushtrisë do të bazohet në profesionistë të kualifikuar të cilët do të kenë pajisjet e nevojshme në përputhje me standardet e NATO-s. Kontributi i ushtrisë në operacionet ndërkombëtare do të vazhdojë dhe njësitë e deklaruara që përgatiten për përdorim brenda kornizës së misioneve të NATO-s, BE-së dhe OKB-së do të jenë fokusi i procesit të modernizimit.

„Një vit më parë, kur Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s, i urova dhe thash se qëllimi ynë është që Maqedonia të bëhet shteti i 30-të anëtar i Aleancës. Kjo dukej si një dëshirë e mirë, por sot ajo është një realitet që është brenda mundësive. Javën e ardhshme, Maqedonia do të marrë një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n. Vetëm për pak muaj, kjo do të thotë që Maqedonia do të fillojë procesin e ratifikimit të protokolleve të pranimit dhe që nga ai moment do të fillojë të marrë pjesë në të gjitha takimet e NATO-s dhe do të jetë pjesë e Këshillit të Aleancës. Në vetëm disa muaj, ne kemi një shans për të qenë në tryezën e vendimmarrjes”, tha ministrja e mbrojtjes.

„ Anëtarësimi në NATO do të thotë një të ardhme të sigurtë, por gjithashtu progres dhe zhvillim i besueshëm ekonomik dhe shifrat tregojnë qartë këtë” përfundoi ministrja e mbrojtjes.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail