Një delegacion i Qeverisë morri pjesë në Liturgjinë e Pashkëve në kishën qendrore Shën. Klimenti i Ohrit në Shkup

Një delegacion i qeverisë në përbërje të zëvendës kryeministres së RM dhe ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit me ujë, Ljupço Nikolovski, sot morrën pjesë në liturgjinë solemne me rastin e festës më të madhe ortodokse Rilindja e Krishtit – Pashkët, në kishën qendrore Shën. Klimenti i Ohrit në Shkup.

Me liturgjinë solemne të Pashkëve, në bashkëkremtim me anëtarët e Sinodit të Ipeshkvijve dhe klerit të katedrales, gjatë drejtimit të meshës Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë Z.Z. Stefan, në mesazhin e tij me rastin e Pashkëve theksoi se “tani, kur më na është zbuluar jeta e përjetshme, le të mos jemi këmbëngulës në urrejtjen dhe të keqen, por të jemi konsistent në pendim dhe falje, në përmbajtje dhe durim. Le të përpiqemi të mos jemi shkaku i tundimit dhe të mos fajësojmë emrin e Krishtit për veprat tona. Le të lutemi në paqe, por edhe me paqe të dalim në botë, sepse nuk do të mund vërtetë të gëzohemi në qoftë se vazhdojmë të bëjmë mëkate dhe nëse nuk jemi pajtuar me Perëndinë”.

Anëtarët e delegacionit qeveritar në fund të shërbimit të Pashkëve i uruan festën Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë të KOM-AO, Z.Z. Stefan, si dhe priftërinjtë dhe pelegrinëve të pranishëm me përshëndetjen tradicionale të Pashkëve “Krishti u rringjall – me të vërtetë u ringjall”.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail