Kroaci – Takim i Ministres Shekerinska me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Ligeratë në Shkollën Ushtarake Kroate

Në ditën e dytë nga vizita në Kroaci, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska u takua me kryetarin e Komisionit Parlamentar Kroat për Mbrojtje, Igor Dragovan dhe mbajti ligjeratë në Shkollën Ushtarake Kroate.

Në takimin me Igor Dragovan, u diskutua vendi dhe roli i pushtetit legjislativ në sistemin e mbrojtjes. “Republika e Kroacisë është një mik i sinqertë i Republikës së Maqedonisë, e cila na ka mbështetur gjithmonë në mënyrë bujare në aspiratat tona euro-atlantike. Maqedonia është e gatshme të zbatojë të gjitha reformat, me ç’rast mbështetja e Kroacisë dhe e të gjitha vendeve mike është e mirëpritur,” tha Shekerinska.

Ministrja, në Shkollën Ushtarake Kroate “Dr. Franjo Tugjman” mbajti një ligjeratë mbi integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe rajonit dhe vizitoi edhe pjesëtarët e ARM-së të cilët studiojnë në këtë institucion ushtarak të arsimit të lartë.

Përveç formave të tjera të bashkëpunimit, bashkëpunimi mbrojtës ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë në fushën e arsimit ushtarak përfshin trajnimin dhe edukimin e pjesëtarëve të ARM-së në shkollat e larta ushtarake në Kroaci (Akademia për Komandë dhe Shtab, Shkolla e Mbrojtjes Kombëtare dhe Shkolla e Lartë për Nënoficerë).

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail