Në Ohër filloi shkolla a avancuar e NATO-s për luftën kundër terrorizmit në hapësirën kibernetike

„Njëjtë sikur rajonet tjera nëpër botë, edhe Evropa Juglindore ballafaqohet me sfida që kanë të bëjnë me radikalizim dhe terrorizëm në hapësirën kibernetike, për të cilën nevojitet reagim nga NATO dhe vendet partnere. Për ne me rëndësi të veçantë është të kuptojmë trendet globale lidhur me shfrytëzimin e hapësirës kibernetike nga ana e ISIS dhe organizatave tjera terroriste, si dhe aspektet politike, teknologjike, juridike dhe strategjike të këtij veprimi. Nuk është më pak e rëndësishme as ndërlidhja rajonale, bashkëpunimi, dhe me këtë edhe forcimi i vlerave euroatlantike në rajonin e Evropës Juglindore.“

Këtë e theksoi ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, në fjalën e tij para pjesëtarëve të pranishëm të shklollës së avancuar të NATO-s kushtuar luftës kundër ISIS-it nëpërmjet hapësirës kibernetike, e cila u hap sot në Ohër.

Profesori inordinar Zllatorog Minçev nga Akademia e Shkencave Bullgare e cila bashkë me Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ bashkëorganizojnë këtë ngjarje e cila është nën patronazhin e NATO-s, theksoi se ky është aktiviteti i tretë me rradhë kushtuar sigurisë kibernetike, por këtë rradhë, ligjeratat janë direkt të lidhura me radikalizimin e hapësirës kibernetike, sfidë kjo me rëndësi të veçantë për rajonin, por edhe më gjerë.

Në shkollën e avancuar marrin pjesë mbi 45 pjesëmarrës nga vendet e rajonit, ndërsa ligjerues do të jenë mbi 20 profesionistë nga NATO,SHBA, Izraeli dhe shtete të tjera. Gjatë pesë ditëve të punës, pjesëmarrësit në shkollë do të njoftohen me trendet globale lidhur me përdorimin e hapësirës kibernetike dhe teknologjive nga ana e organizatave terroriste, ndërsa do të bëhet edhe ana analizë e hollësishme të këtyre trendeve në rajon dhe Evropën Juglindore. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndërtojnë bashkëpunimin rajonal, i cili është еdhe komponenti thelbësor i ndërtimit të rezistencës kundër përdorimit të hapësirës kibernetike nga ana e organizatave terroriste.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail