Akademia Ushtarake shpalli Konkurs për Pilotë

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” sot shpalli konkurs për regjistrimin e auditorëve në aftësim dhe kualifikim profesional në gjininë e aviacionit.

U bëjmë thirrje qytetarëve të rinj të Republikës së Maqedonisë të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë, të cilët nuk janë më të moshuar se 28 vjet dhe duan të bëhen pilotë të ardhshëm ushtarakë në Armatën e Republikës së Maqedonisë, të dorëzojnë aplikacionet e tyre me dokumentet e nevojshme nga sot, deri më 09 mars.

Gjatë pranimit, merret në konsideratë suksesi i aplikantëve nga arsimi i lartë dhe testet e përgatitjes fizike.

Seleksionimi i mëtejmë përbëhet nga testimi i njohjes së gjuhës angleze, kontrollet shëndetësore dhe selktimi në tokë-ajër që bëhet nga Qendra për Trajnim të Pilotëve, e cila paraqet një nga qendrat më të avancuara për trajnimin e pilotëve në Evropën Juglindore.

Konkursi mund të gjendet në gazetat ditore në Republikën e Maqedonisë, si dhe në faqet e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, www.morm.gov.mk dhe Akademisë Ushtarake, www.ma.edu.mk.

Ky konkurs hap një mundësi unike për çdo qytetar të ri të Maqedonisë për të provuar mundësitë, kapacitetet dhe njohuritë e tij dhe të jetë një pilot ushtarak në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail