Prezantohet uniforma e re zyrtare e pjesëtarëve të ARM-së

„Sot, përmes kësaj ceremonie prezantojmë uniformën e re zyrtare për oficerë dhe nënoficerë në Armatën e Republikës së Maqedonisë. Qëllimi ynë është që pjesëtarët e Armatës të kenë uniformë zyrtare cilësësore dhe të bukur për çka janë konsultuar ekspertët, por edhe pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë.”

Këtë e theksoi ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski në ceremoninë e sotme në ushtri, ku morrën pjesë ministra të Qeverisë, përfaqësues të Ministrisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se uniformat zyrtare janë produkt i Maqedonisë – prodhimi i rrobave dhe qepjes është bërë në Maqedoni. Për sa i përket prokurimit, ministri theksoi se i njëjti ka filluar dhe ka përfunduar në vitin 2015, ndërsa gjatë vitit të kaluar është punuar në prodhimin e uniformës. “Nga 20 elementet e uniformës zyrtare, 19 tashmë janë në magazinat e Armatës së Republikës së Maqedonisë”, tha Jolevski.

Ky projekt, si dhe projektet e tilla si mbindërtimi i objektit të ministrisë me 1400 metra katror shtesë dhe 59 hapësira, hapja e restoranteve në kazermë, dhe natyrisht projekti kapital për modernizimin e ushtrisë me qëllim të përmirësimit të standardit të pjesëtarëve të Armatës, që është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes. Në aspekt të modernizimit, ministri informoi se gjatë javës së ardhshme në Maqedoni do të transferohen edhe dy helikopterë të rinovuar të Forcave Ajrore të ARM-së. Ai poashtu shtoi se javën e ardhshme do të arrijnë edhe pajisjet e reja për Regjimentin për Operacione Speciale.

Në pyetje të gazetarëve, ministri Jolevski tha se procesi i prokurimit të 1100 copë është procedurë e sipër, ndërsa kanë filluar filloi përgatitjet për blerjen e 7,000 copëve të reja për uniformë ushtarake për terren.
Në pyetje lidhur me krizën e emigrantëve, ministri theksoi se situata vëzhgohet dhe në mënyrë adekuate do të vihen në funksioni edhe strategjitë dhe planet përkatëse.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail