Batalioni Inxhinierik ndërtoi urën në Poroj për 12 ditë

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në Poroj falenderoi pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë nga Batalioni Inxhinierik të cilët për 12 ditë ndërtuan urën që u shkatërrua gjatë përmbytjeve që kapluan rajonin.

„Tashmë për herë të dytë, Armata e Republikës së Maqedonisë, këtu në Poroj, arrin të zgjidhë një problem serioz për popullatën lokale. Në situatat e këtilla, lidhja midis qytetarëve dhe ushtrisë dëshmohet më së miri. Në një bashkëveprim të këtillë, në një partneritet të këtillë nuk ka probleme të pazgjidhshme,” tha ministrja. Ajo lavdëroi të gjithë ekipin inxhinierik nga Armata, për të cilin tha se arriti ta zgjidhë këtë problem për një periudhë shumë të shkurtër, për shkak të njohurive, përvojës, punës ekipore dhe dëshirës për të ndihmuar.

Ministrja falënderoi komunën e Tetovës, si dhe popullin lokal, i cili u siguroi mikpritje të madhe pjesëtarëve të Armatës.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes, ekipin e ARM-së dhe të gjithë bashkëqytetarët që ndihmuan në ndërtimin e një ure që është jetike për qytetarët e Porojit dhe shtoi se institucionet do të vazhdojnë me bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail