Ndryshime në procedurën për pranim të studentëve në Akademinë Ushtarake për transparencë më të madhe – në afatin e dytë të regjistrimit u pranuan të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet e konkursit

Në Konkursin për Regjistrim të Studentëve/Kadetëve në ciklin e parë të studimeve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë në vitin shkollor 2017/18, në dy afatet e regjistrimit, u pranuan gjithsej 22 kandidatë.

Të gjithë kandidatët i plotësuan kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të Konkursit, kaluan testet psikologjike, ekzaminimet mjekësore dhe kontrollet fizike. Sipas Rregullores, plus 1 kandidat që është fëmijë i një pjesëtari të vrarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Gjatë pranimit respektohen parimet kushtetuese për përfaqësim të barabartë: nga kandidatët e pranuar, 16 janë maqedonas, pesë janë shqiptarë dhe dy janë vllehë. Përveç kësaj, janë përfaqësuar edhe dy gjinitë: 13 janë meshkuj, dhe 10 janë femra

Afati i dytë I regjistrimit ishte në përputhje me ndryshimet në procedurën e pranimit të studentëve në Akademinë Ushtarake. Gjegjësisht, pas hapjes së të hershëm të afatit të parë të regjistrimit më 4 maj, kur vetëm pesë kandidatë u pranuan nga 84 kandidatë, gjë që shkaktoi reagime publike dhe vërejtje për mungesë transparence, u bënë ndryshime në Rregulloren për Regjistrim, e cila garanton kushte të drejta për të gjithë kandidatët.

Ndër të tjera, sipas Rregullores së re, testet e kandidatëve kryhen në mënyrë anonime, duke përdorur një kod në vend të emrit dhe mbiemrit. Testimi psikologjik kryhet nga psikologët që shërbejnë në Armatë dhe një anëtar i jashtëm i Klinikës së Psikiatrisë dhe zbatimi i testimeve psikologjike bëhet me shkrim me qëllim që të shmanget manipulimi gjatë notimit dhe të sigurohet dëshmi me shkrim në rastet e ankimimit të vendimit për zgjedhje në komisionin e shkallës së dytë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail