Stërvitje e përbashkët e njësiteve speciale te Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, sot me rastin e Ditës për Mysafirë të Shquar ishte i pranishëm në kazermën në Gjorçe Petrov ku u mbajt përmbyllja e stërvitjes së përbashkët të pjesëtarëve të Regjimentit për Operacione Speciale të ARM-së, nësive speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe njësive speciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij, ministri Jolevski fillimisht shprehu urimet për mbajtjen e suksesshme të stërvitjes dhe theksoi se me përmbajtjen e partnerëve strategjik, pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme janë garancë edhe për sigurinë e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë.

„Shpreh mirënjohje ndaj SHBA-së dhe Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni për mbështetjen që e japin për zhvillimin e Armatës së Maqedonisë. Pas vizitës time në Komandën për Operacione Speciale në SHBA, saktë dy vite më parë, në vitin 2015 kemi forcuar bashkëpunimin midis forcave speciale të SHBA-së dhe Regjimentit për Operacione Speciale. Kjo është e para prej stërvitjeve që janë parapararë këtë vit me përfaqësuesit e SHBA-së ku janë ngërthyer stërvitje nga segmente të ndryshme, krahas atyre nga fusha e operacioneve speciale. Theksoj se është vendosur bashkëpunim i mirë me Komandën për Operacione Speciale të NATO-s dhe Komandën e Forcave Speciale të SHBA-së në Evropë” – tha ministri Jolevski.

Ne vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe këto stërvitje janë rezultat i Deklaratës së Partneritetit tonë strategjik me SHBA, ku bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes ka një vend të lartë. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë kapacitetin e Armatës, me trajnime për pjesëtarët, si  dhe me pajisimin e regjimentit për operacione speciale dhe të gjitha njësitë e tjera të ushtrisë, shtoi ministri.

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Bailey theksoi se janë krenarë të dëshmojnë bashkëpunimin e forcave speciale dhe aftësive të tyre të demonstruara. “Sot patëm mundësi për të parë kulmin e trajnimit tre-javor të kryer nga forcat speciale të Komandës së SHBA-së për Evropë. Kjo është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara për t’u përballuar me terrorizmin dhe kjo është arsyeja pse të gjitha njësitë tona duhet të jenë të përgatitura. Ky është vetëm një shembull i bashkëpunimit tonë shumë të ngushtë gjatë viteve të fundit së bashku me Policinë dhe Armatën. Kjo paraqet një shenjë për vazhdimin e partneritetit tonë. Nëpërmjet këtyre stërvitjeve ne bashkërisht do të kontribuojnë në sigurinë e qytetarëve,” – tha ambasadori Bailey.

Ky aktivitet stërvitës, që është i pari për këtë viti zbatohet në bazë të programeve të përbashkëta për trajnimin e pjesëtarëve të Armatës dhe është rezultat i aktiviteteve disa vjetore midis Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes. Në stërvitjen e sotme u demonstruan disa nga aktivitetet që ditëve të fundit i kanë praktikuar këto njësi. Stërvitja e njëjtë mbahet për të dytin vit rradhazi dhe bashkë me policinë. Qëllimi i stërvitjes është të përmirësojë ndërveprimin mes forcave speciale të Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe avancojë kapacitetet e forcave speciale në Maqedoni.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail