Shekerinska në betimin solemn për shërbimin ushtarak vullnetar në Veles: Ju jeni mbrojtësit dhe paqeruajtësit tanë të ardhshëm

„Ju jeni mbrojtësit e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë dhe ambasadorët e ardhshëm të paqes në operacionet ndërkombëtare. Me zgjedhjen tuaj ju tashmë jeni bërë, jo vetëm një pjesë e mbrojtjes së vendit tonë, por e ardhmja profesionale e Armatës”, tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska grupit të 53-të të ushtarëve vullnetarë të brezit të 32 në dhënien e betimit të sotëm në kazermën në Veles.

Ministrja tha se përveç nderit e të qenurit pjesë e mbrojtjes, shërbimi ushtarak hap derën për zhvillimin e mëtejshëm profesional në profesionin ushtarak. “Ashtu si shumë nga paraardhësit tuaj, edhe ju mund të vazhdoni të ndërtoni profesionin ushtarak në përbërjen profesionale të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe të zgjedhë profesionin ushtarak si një zgjedhje të jetës. Për këtë qëllim, në periudhën e ardhshme ju do të kaloni nëpër trajnimin ushtarak intensiv së bashku me instruktorët dhe komandantët tuaj”, tha ministrja. Ajo vuri në dukje se qëllimi është që të rritet numri i të rinjve që zgjedhin vullnetarisht të shërbejnë në ushtri dhe me këtë të zgjedhin karrierë pikërisht në ARM.

Ministrja shprehu kënaqësinë që në radhët e ushtarëve vullnetar ka përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike në vend, si dhe pjesëtarë të dy gjinive, meshkuj dhe femra, meqenëse se mbrojtja e atdheut nuk dallon gjini ose përkatësi etnike apo fetare.

Familjet e ushtarëve-vullnetarë ministrja i porositi se fëmijët e tyre kanë zgjedhur profesion shumë fisnik dhe duhet të jenë krenarë për ta dhe zgjedhjen e tyre. “Si ministre e Mbrojtjes dhe në përgjithësi Ministria e Mbrojtjes do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të mbështetur fëmijët tuaj që do të zgjedhin profesioni ushtarak t’ju bëhet angazhim i jetës”, tha ministrja.

„Shërbimi ushtarak në ARM ku jeni paraqitur vullnetarisht, me siguri do të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj të mëtejshme. Të jesh një pjesëtar i Armatës është dëshmi e pjekurisë tuaj, e cila do të konfirmohet më përfundimin e trajnimit të suksesshëm”, iu theksoi zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral major Muhamet Racaj ushtarëve vullnetarë.

Në kuadër të brezit 32 të ushtarëve – vullnetarë ka 10 pjesëtare të gjinisë femrore. Ushtarët do të fitojnë në tre muaj njohuri dhe shkathtësi nga trajnimi ushtarak bazë në Qendrën për Trajnim Individual.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail