Zëvendës ministri Maksuti për vizitë Bullgarinë

Zëvendës ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Bekim Maksuti qëndron për vizitë dy-ditore në Ministrinë e Mbrojtjes të Bullgarisë, ku u takua me homologun e tij bullgar, zëvendës ministrin Atanas Zaprijanov.

Në takim, zëvendës ministrat Maksuti dhe Zaprijanov diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të mbrojtjes dhe nënshkruan Planin e Bashkëpunimit Dypalësh.

Maksuti në Bullgari vizitoi edhe Akademinë Ushtarake “G,S. Rakovski “në Sofje, Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasil Levski” në Veliko Tërnovo dhe poligonin e trajnimit në Novo Sellë, ku diskutoi mbi mundësinë e definimit të aktiviteteve specifike me interes të përbashkët.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail