Zëvendësministri Maksuti shprehu nderime në shënimin e përvjetorit të njëmbëdhjetë të rrëzimit të helikopterit në Bllacë të Katlanovës

Sot, zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti vendosi kurorë me lule të freskëta në memorialin e Bllacës në Katlanovë, në kujtim dhe respekt për pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë të cilët u vranë në aksident me helikopter para njëmbëdhjetë vjetësh pas kthimit të tyre nga misioni ALTHEA në Bosnje dhe Herzegovinë.

Kurora me lule të freskëta u vendosën edhe nga delegacioni i ARM-së, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i ARM-së gjeneralmajor Zoran Mileski, Komanda e Përbashkët e Operacioneve, Brigada e Forcave Ajrore, Brigada e Parë e Këmbësorisë, Komuna Petrovec dhe anëtarët e familjeve të pjesëtarëve të vdekur të ARM-së.

Në të njëjtën kohë, u bënë nderime edhe në kazermat “Straso Pinxhur” në Petrovec dhe në kampin Butmir në Sarajevë.

Helikopteri Mi-17 u rrëzua më 12 janar 2008 pranë Bllacës në Katlanovë, duke u kthyer nga misioni nënkolonel Toni Spasovski, major Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, kapterët e lartë Janko Shiriq, Aleksandar Taskoski, kapterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiq dhe dhjetari Zlatko Veljanovski.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail