Filloi Takimi Ministror i Kartës së Adriatikut SHBA në Ohër

Me fjalime përshëndetëse nga Ministri i Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska, Kryeministri, Zoran Zaev, u.d. Zëvendës Ndihmës-sekretar i Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper dhe kreu i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, Kapiteni Gorazd Bartol, zyrtarisht filloi Takimin Ministror i Karts së Adriatikut SHBA me moton “Integrimi është qëllimi, bashkëpunimi është rruga”

Katërmbëdhjetë vjet më parë, me ndihmën e miqve tanë amerikanë, së bashku filluam udhëtimin që nënkuptonte integrimin në NATO dhe ky proces është ende në vazhdim, tha ministrja e mbrojtjes para kryesuesve të delegacioneve të Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Herzegovinës, Bullgarisë, Sllovenisë, Serbisë, Kosovës dhe NATO-s.

„Pavarësisht nga të gjitha sfidat, mund të themi se Iniciativa është e suksesshme, por nuk ka përfunduar. Miqtë tanë, Shqipëria dhe Kroacia në 2008 morën ftesën zyrtare për anëtarësim në NATO dhe janë anëtarë të plotë të Aleancës, “tha ministrja. Ajo shtoi se në të njëjtin vit BeH dhe Mali i Zi iu bashkuan Kartës së Adriatikut-SHBA, dhe Mali i Zi para do kohe u bë pjesë e NATO-s.

Ministrja iu referua objektivit strategjik të vendit – NATO-s, i cili tha se është prioritet kyç, dhe garanci për sigurisë, stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. “Për të arritur këtë qëllim, ne duhet të punojmë së bashku dhe me përkushtim. Dua të theksoj se ne nuk konsiderojmë se këtë anëtarësim duhet ta marrim si një dhuratë, as nuk është një e drejtë e fituar, por duhet të jetë rezultat i përkushtimit, përmbushjes së kritereve dhe me sigurimit të stabilitetit të brendshëm dhe politik “, tha Shekerinska dhe shtoi se Maqedonia do të tregojnë rezultate dhe do të provojë se meriton të bëhet shteti i tridhjetë anëtar i NATO-s.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se Karta e Adriatikut ishte shkaku i arritjes së standardeve dhe kritereve për anëtarësim në Aleancë. Ai shtoi se pas aktit të mosmarrjes së ftesës për anëtarësim, Maqedonia u përfshij në një process regresiv politik që kulmoi në krizën më të vështirë politike në vend, por që me ndihmën e forcave demokratike dhe qytetarëve mendje- hapur, Maqedonia u ngrit mbi krizën dhe vazhdoi të besojë se integrimi euroatlantik dhe bashkëpunimi rajonal janë të nevojshme për stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe tërë kontinentit.

„Sot Republika e Maqedonisë ecën në mënyrë të qëndrueshme dhe energjike. Jemi të vendosur fort për reformat e brendshme që promovojnë dhe forcojnë demokracinë tonë në mënyrë që të jenë në përputhje me kriteret politike për anëtarësimin në NATO. Kemi rritur buxhetin e mbrojtjes dhe kemi një vullnet politik vendimtar për ta rritur atë me 0.2% të PBV-së çdo vit. Gjithashtu kemi vendosur të rrisim pjesëmarrjen tonë në misionet paqeruajtëse “, tha kryeministri.

Laura Cooper, si u.d. Zëvendës Ndihmëse e Sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara theksoi se A5 është një mundësi unike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet aleatëve dhe partnerëve në rajon dhe se luan një rol udhëheqës në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën dhe NATO-n. Ajo kujtoi vizitën e Zëvendës-presidentit të SHBA-së, Pence në Samitin në Malin e Zi, që tregon se Karta e Adriatikut-SHBA përmbush qëllimin e saj, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me Aleancën e NATO-s.

„Tani Mali i Zi dhe aleatë të tjerë rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia mund të ndajnë përvojën me vendet e tjera të A5 që aspironin anëtarësimin në NATO, duke përfshirë Maqedoninë nikoqirin tonë, si dhe Bosnje dhe Herzegovinën në rrugën e integrimit euroatlantik. Shpresoj që do të përdorim diskutimin e sotëm për të zhvilluar tashmë marrëdhëniet tona të forta bilaterale dhe rajonale. Së bashku me të gjithë aleatët dhe pjesëmarrësit në takimin e sotëm ministror, qëllimi ynë është të forcojmë sigurinë në Ballkanin Perëndimor, të promovojmë integrimin në NATO dhe të kontribuojmë në sigurinë kolektive të Evropës,” tha Cooper.

Kreu i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, kapiteni i marinës Gorazd Bartol, u ndal në vlerën e Kartës së Adriatikut-SHBA e cila, siç tha ai, mbështetet në parimet më të rëndësishme të Aleancës – solidaritetin dhe mbrojtjen kolektive, ndërsa foli edhe për angazhimin e Maqedonisë ndaj qëllimit të saj strategjik – anëtarësimit në NATO.

„ Me agjendën ambicioze të reformave të Qeverisë dhe me bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm me ministren Shekerinska, siç e quajmë “Ministri ynë për NATO”, ne besojmë se ju jeni më afër prioritetit strategjik të vendit tuaj për t’u bërë shteti i tridhjetë anëtar i Aleancës “, tha Bartol.
Takimi ministror vazhdon me seancën plenare të krerëve të delegacioneve të Kartës së Adriatikut- SHBA, dhe vendeve mike vëzhguese, pas së cilës do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail