Maksuti: përmes dialogut me të rinjtë drejt një zhvillimi më të madh dhe një të ardhme më të mirë

Sot, me ftesë të Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, mori pjesë dhe debatoi në tribunën e projektit “Forcimi i Dialogut Rinor për promovimin e proceseve demokratike në frymën e integrimit euroatlantik”, mbajtur në Universitetin Shtetëror në Tetovë.

Në tribunë, zëvendësministri Maksuti theksoi disa çështje që janë një segment i rëndësishëm i procesit të integrimit në NATO dhe BE, edhe atë:

Është fakt se të rinjtë janë forca lëvizëse e çdo shoqërie demokratike, çdo ide progresive dhe prandaj ne kemi nevojë për zhvillimin e dialogut të të rinjve, studentësve që mund të kontribuojnë pikërisht në procesin e integrimit;

Investimi në arsim, ngritja e standardeve, kushtet e jetesës, mundësia e punësimit janë ato të cilat ne si shtet përpiqemi të realizojmë dhe në këtë mënyrë të parandalojmë largimin e të rinjve të aftë që janë më të rëndësishmit për të ardhmen e vendit tonë;

Gjatë 25 viteve të fundit, Republika e Maqedonisë ka investuar shumë në rrugët e saj të integrimit, duke lejuar të rinjtë të lëvizin lirshëm, të fitojnë njohuri, të shkëmbejnë ide me kolegët e tyre nga vendet evropiane. Prandaj është e domosdoshme që në mënyrë proaktive të angazhohen të rinjtë, të fitojnë njohuritë e tyre dhe të shohin të ardhmen e tyre në vendin e tyre, theksoi Maksuti.

Tribuna e sotme publike, e para e katër të planifikuarave, synon që në mënyrë aktive të kontribuojë në procesin e integrimit euro-atllantik duke zhvilluar dialog, duke ndërtuar kapacitete dhe rrjetëzim të organizatave rinore dhe të të rinjve dhe studentëve dhe organizatave studentore.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail