Konkurs për pilotë ushtarak

MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
AKADEMIA USHTARAKE “GJENERAL MIHAILO APOSTOLLSKI”- Shkup

Në bazë të nenit 25 paragrafi 1 të Ligjit për Akademinë ushtarake (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 83/2009), Akademia ushtarake në Shkup publikon:

KONKURS
për regjistrim  të studentëve përaftësim dhe avancim profesional në gjininë e aviacionit pranë Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” – Shkup për personat që kanë kryer ciklin e parë të studimeve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë 

Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski ”- Shkup (në tekstin e mëtutjeshëm “Akademia”  publikon konkurs për pranimin e 8 (tetë) dëgjuesve për aftësim dhe përkryerje profesionale në gjininë e aviacionit për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtutjeshëm Ministria dhe Armata).

Aftësimi dhe përkryerja profesionale në gjininë e aviacionit është me kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë muaj.

TË DREJTË PËR KONKURRIM NË KONKURS 

Në konkurs mund të paraqiten kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të posaçme në vijim:

KUSHTET E PËRGJITHSHME
-    të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
-    të kenë të kryer ciklin e parë studimor, gjegjësisht  më së paku 180 kredi sipas EKTS ose të kenë kryer shkallën VII/1;
-    mos të jenë më të moshuar se 28 (njëzetetetë) vjet në ditën e publikimit të konkursit;
-    të kenë aftësi të mira psikofizike (e dëshmon komisioni ushtarak – mjekësor).

KUSHTET E POSAÇME
-    ndaj tyre të mos jetë e shqiptuar masa e sigurisë, ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës,
-    ti plotësojnë kriteret  e sigurisë të parapara me Ligjin për klasifikim të informatave, të cilin e dëshmon organi kompetent në Ministrinë e Mbrojtjes.

Të drejtë konkurrimi kanë edhe kandidatët shtetas të RM-së të cilët ciklin e parë studimor e kanë kryer jashtë vendit.

Kandidatët shtetas të RM-së të cilët e kanë kryer ciklin e parë studimor jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin për nostrifikimin e diplomës, të marrë jashtë vendit, e dhënë nga Ministria kompetente.

KRITERET PËR ZGJEDHJE DHE REGJISTRIM

Gjatë zgjedhjes për regjistrim të kandidatëve për aftësim dhe përkryerje profesionale në gjininë e aviacionit të kandidatëve  të cilët kanë kryer ciklin e parë studimor  për oficerë në gjininë e aviacionit për nevojat e Ministrisë dhe Armatës, përveç kushteve të përgjithshme dhe të posaçme, në rangimin fillestar, do të merret parasysh suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë studimor, kontrolli i përgatitjes fizike.

Gjatë pranimit të kandidatëve për aftësim dhe përkryerje profesionale të cilët kanë kryer ciklin e parë studimor  për nevojat e Armatës, do të respektohet principi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive.

Pas rangimit të parë, kandidatët  do të dërgohen në seleksionim të mëtutjeshëm.

Seleksionimi i mëtutjeshëm  përbëhet nga kontrolle seleksionuese si në vijim:
-    kontroll i njohjes së gjuhës angleze (të fituara minimum 70 pikë sipas  American language course placement test – ALCPT test);
-    kontroll- seleksionim në tokë;
-    gjendje shëndetësore të veçantë, të cilën e dëshmon komisioni mjekësor kompetent për personelin e aviacionit;
-    kontroll- seleksionim në ajër;

Të gjitha kontrollet seleksionuese kanë karakter eliminues. Kandidatët të cilët nuk do të  kalojnë ndonjë nga kontrollet seleksionuese, e humbin të drejtën për pjesëmarrje në kontrollet tjera dhe në këtë mënyre e humbin statusin e kandidatit.

PROCEDURA PËR ZBATIMIN E KONKURSIT

Konkursin e zbaton Komisioni për konkurrim të cilin e formon dekani i Akademisë ushtarake.
Aftësitë psikofizike të kandidatëve dëshmohen me kontrolle dhe vlerësime specialistike nga Komisioni ushtarak mjekësor në Qendrën ushtarake mjekësore në Shkup.
Pas marrjes së rezultateve nga Komisioni ushtarak mjekësor, kandidatët të cilët  kanë kaluar i nënshtrohen kontrollit për aftësi fizike.
Kontrolli për aftësi fizike kryhet sipas Test programit për kontroll të aftësive fizike.
Kontrolli për aftësi psikofizike dhe kontrolli për aftësi fizike kanë karakter eliminues.

Vlerësimi i suksesit në renditjen fillestare

Vlerësim i  kritereve të suksesit të përgjithshëm dhe suksesit të arritur  gjatë kontrollit të përgatitjes fizike shprehet në pikë.

Numri maksimal i pikëve të cilat mund ti fitojë një kandidat sipas kritereve të suksesit të përgjithshëm dhe suksesit të arritur  gjatë kontrollit të përgatitjes fizike është 100 pikë.

Suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë studimorë llogaritet më së shumti 80 pikë.

Gjatë kontrollit të përgatitjes fizike kandidatët duhet të kenë dokument për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë).

Rangimin e kandidatëve e bën Komisioni për konkurrim.

Në afat prej 24 orëve pas realizimit të kontrollit të  përgatitjes fizike, Komisioni për konkurrim përgatit dhe publikon në tabelën e shpalljeve dhe në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/ një ranglistë preliminare të rezultateve  të kandidatëve.

Në  ranglistën preliminare tregohet numri i pikëve nga suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i  arritur gjatë ciklit të parë studimorë, numri i pikëve nga kontrolla e përgatitjes fizike dhe numri total i pikëve, për çdo kandidat.

Në afat prej 24 orëve nga publikimi i ranglistës  preliminare, kandidatët kanë të drejtë ankese deri te Drejtoria e dekanatit të Akademisë nëpërmjet të komisionit për konkurrim.

Vendimet e mara nga ankesat e kandidatëve do të publikohen. në tabelën e shpalljeve dhe në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/ në afat prej 24 orëve pas kalimit të afatit për parashtrimin e  ankesave .

Vendimi i Drejtorisë së dekanatit  për ankesat është përfundimtar.

Pas kalimit të afatit për parashtrimin e ankesave ranglista preliminare  bëhet valide.

Pas përfundimit të rangimit fillestar kandidatët vazhdojnë me kontrolle seleksionuese: për njohjen e gjuhës angleze, kontrollin – seleksionim në tokë, gjendjen shëndetësore të veçantë dhe kontrollin- seleksionim në ajër.

Pas përfundimit të secilit kontroll seleksionues komisioni i caktuar për kryerjen e kontrollit seleksionues, i dorëzon Komisionit për konkurrim listë me emrat e kandidatëve të cilët kanë kaluar seleksionimin.

Në afat prej 24 orëve pas realizimit të secilit kontroll seleksionuese, Komisioni për konkurrim publikon në tabelën e shpalljeve  dhe në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/ listë të kandidatëve të cilët e kanë kaluar kontrollin.

Në secilën listë nga kontrolli seleksionuese, kandidatët kanë të drejtë ankese deri te Drejtoria e dekanatit të akademisë nëpërmjet Komisionit për konkurrim, në afat prej 24 orëve nga publikimi i listës.

Vendimet për ankesat publikohen në tabelën e shpalljeve e akademisë në afat prej 24 orëve pas kalimit të afatit për parashtrimin e  ankesave.

Vendimi i Drejtorisë së Akademisë për ankesat është përfundimtar.

Listat e kontrolleve seleksionuese  bëhen valide pas kalimit të afatit për parashtrimin e ankesave.

Pas publikimit të ranglistës përfundimtare Këshilli mësimor-shkencor i Akademisë përcjell propozimin për të njëjtën  dhe ia dorëzon ministrit të Mbrojtjes, i cili bënë zgjedhjen e kandidatëve.

A F A T E T

Kandidatët e interesuar për regjistrim për aftësim dhe përkryerje profesionale në gjininë e aviacionit në Akademi, mund të dorëzojnë dokumentet e nevojshme për paraqitje nga dita e publikimit të konkursit deri më 20.01.2017.

Pas shqyrtimit  të fletë paraqitjeve, kandidatët  e paraqitur të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit do të ftohen për shqyrtimin e aftësive psikofizike dhe përgatitjes fizike.

DOKUMENTET PËR PJESËMARRJE  NË KONKURS

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
-    Fletëparaqitje (formular i plotësuar i cili merret në Akademi)
-    Diplomë për arsim të lartë të kryer
-    Certifikatë e shtetësisë
-    Certifikatë e lindjes
-    Certifikatë nga gjykata kompetente se ndaj tyre nuk është shqiptuar masë e ndalesës së ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës.
-    Biografi e shkurtë (CV).

Kandidatët  shtetas të RM-së të cilët arsimit e lartë e kanë kryer jashtë vendit, duhet të dorëzojnë dokument të dhënë nga ministria kompetente për  nostrifikimin e diplomës nga ministria përkatëse.

Dokumentet për paraqitje në konkurs kandidatët duhet ti dorëzojnë personalisht në Akademinë ushtarake në Shkup, rr. “Vasko Karangelevski” pn.

SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E STUDENTËVE

Kandidatët e pranuar në Konkursin për aftësim dhe përkryerje profesionale në gjininë e aviacionit në Akademi për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë fitojnë statusin e dëgjuesit.

Të drejtat e veçanta dhe detyrimet e dëgjuesve për oficerë në gjininë e aviacionit për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë do të rregullohen me marrëveshje.

Pas përfundimit të aftësimit dhe përkryerjes profesionale dëgjuesit fitojnë gradë adekuate në gjininë e aviacionit dhe pranohen në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht në punë në Ministri dhe Armatë.

Me respekt,

AKADEMIA  USHTARAKE

 

Backstage vo COP

 

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail