KONKURS për regjistrim të auditorëve për aftësim dhe kualifikim profesional në gjininë e aviacionit të Akademisë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski “ – Shkup, për persona që kanë kryer ciklin e parë të studimeve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë

MINISTRIA E MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
AKADEMIA USHTARAKE „GJENERAL MIHAILO APOSTOLLSKI” – SHKUP

Sipas ligjit 25 paragrafi 1 nga Ligji i Akademisë Ushtarake („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 83/2009), Akademia Ushtarake në Shkup shpall

KONKURS

për regjistrim të auditorëve për aftësim dhe kualifikim profesional në gjininë e aviacionit të Akademisë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski “ – Shkup, për persona që kanë kryer ciklin e parë të studimeve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë

Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostolloski“ – Shkup (në tekstin në vijim: Akademia) shpall konkurs për regjistrim të 8 (tetë) auditorëve për aftësim dhe kualifikim profesional në gjininë e aviacionit për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë (në tekstin në vijim: Ministria dhe Armata). Aftësimi dhe kualifikimi profesional për gjininë e aviacionit zgjat tetëmbëdhjetë muaj.

TË DREJTË PJESËMARRJEJE NË KONKURS
Në konkurs mund të aplikojnë kandidatë të cilët përmbushin kushtet e përgjithshme dhe të veçanta, si vijon:
KUSHTET E PËRGJITHSHME
- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
- të kenë kryer ciklin e parë të studimeve, apo të kenë fituar së paku 180 kredi sipas EKTS (sipas programit studimor) ose të kenë kryer shkallën VII/1;
- mos të jenë më të moshuar se 28 (njëzetetetë) vjet në ditën e shpalljes së konkursit;
- të jenë psiko-fizikisht të aftë (e vërteton komisioni ushtarako-mjekësor).

KUSHTET E VEÇANTA:
- mos t’u jetë theksuar masë ndalimi sigurie për kryerje të profesionit, veprimtarisë apo detyrës;
- të plotësojnë kriteret e sigurisë të parapara me Ligjin për Informacione të Klasifikuara, përcaktuar nga autoriteti kompetent pranë Ministrisë së së Mbrojtjes;

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë edhe kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët ciklin e parë të studimeve e kanë kryer jashtë vendit.
Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët ciklin e parë të studimeve e kanë kryer jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokument për nostrifikim të diplomës të marrë jashtë vendit, të lëshuar nga ministria përkatëse.

KRITERET PËR SELEKTIM DHE REGJISTRIM

Gjatë selektimit të kandidatëve për aftësim dhe kualifikim profesional të kandidatëve që kanë kryer ciklin e parë të studimeve për oficerë nga gjinia e aviacionit për nevojat e Ministrisë dhe Armatës, përveç kushteve të përgjithshme dhe të veçanta, gjatë renditjes së parë, do të merren parasysh suksesi i përgjithshëm i kandidatit nga cikli i parë i studimeve dhe testimi i përgatitjes fizike.
Gjatë pranimit të personave për aftësim dhe kualifikim profesional që kanë kryer ciklin e parë të studimeve për nevoajt e Armatës, do të respektohet parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të komuniteteve.
Pas përfundimit të renditjes së parë, kandidatët do të referohen për selektim të mëtejmë.

Selektimi i mëtejmë përbëhet nga kontrollet e selektimit, edhe atë:
- testim i njohjes së gjuhës angleze (të ketë fituar më së paku 70 pikë sipas testit “American Language Course Placement Test – ALCPT”);
- kontrollim – selektimi në tokë;
- aftësi të veçanta shëndetësore, që i cakton komisioni përkatës mjekësor për personelin e aviacionit; dhe
- kontrolli – selektimi në ajër;
Të gjitha kontrollet e selektimit kanë karakter eliminues. Kandidati i cili nuk kalon në njërën nga kontrollet e selektimit e humb të drejtën e pjesëmarrjes në kontrollet e ardhshme dhe me këtë e humb edhe statusin e kandidatit.

PROCEDURA PËR ZBATIMIN E KONKURSIT

Konkursin e zbaton Komisioni i Konkursit i formuar nga dekani i Akademisë Ushtarake.
Aftësia psikofizike e kandidatëve përcaktohet nga kontrolle specialiste dhe vlerësim nga komisioni përkatës ushtarako-mjekësor në Qendrën Ushtarako Mjekësore në Shkup.
Pas marrjes së rezultateve nga komisioni ushtarako-mjekësor, kandidatët të cilët vlerësohen si psiko-fizikisht të aftë referohen në kontrolle për aftësitë fizike.
Kontrolli për aftësitë fizike bëhet sipas Programit të Testimit për kontrolle të aftësive fizike.
Kontrollet për aftësitë psiko-fizike dhe aftësitë fizike kanë karakter eliminues.

Vlerësimi i suksesit gjatë renditjes së parë

Vlerësimi i kritereve nga suksesi i përgjithshëm dhe suksesi i arritur nga kontrolli i përgatitjes fizike shprehet në pikë.
Numri maksimal i pikëve që mund të fitojë kandidati sipas kritereve nga suksesi i përgjithshëm dhe suksesi i arritur nga kontrolli i përgatitjes fizike arrin 100 pikë.
Suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë të studimeve merr pjesë me jo më shumë se 80 pikë.
Gjatë kontrollit të përgatitjes fizike kandidatët duhet të posedojnë dokument për vërtetimin e identitetit (kartë identifikimi apo pasaportë).

Renditja e kandidatëve bëhet nga komisioni i konkursit.
Në afat prej 24 orëve pas realizimit të kontrollit të përgatitjes fizike, Komisioni i Konkursit përgatit dhe shpall në tabelën për njoftime dhe në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/ listën e parë renditëse preliminare të pikëve të fituara nga kandidatët.
Në listën e parë renditëse preliminare theksohet numri i pikëve nga suksesi i përgjithshëm i kandidatëve të fituara nga cikli i parë i studimeve, numri i pikëve nga kontrolli i përgatitjes fizike dhe numri i përgjithshëm i kandidatëve, për secilin kandidat.
Kandidati ka të drejtë ankimimi drejtuar Kryesisë së Dekanit të Akademisë nëpërmjet Komisionit të Konkursit, në afat prej 24 orëve nga data shpallja së listës renditëse preliminare.
Vendimet pas ankesave shpallen në tabelen për njoftime dhe në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/, në afat prej 24 orëve nga përfundimi i afatit për dorëzim të ankesave.
Vendimi i Kryesisë së Akademisë pas ankesave është përfundimtar.
Lista e parë renditëse preliminare bëhet përfundimtare pas përfundimit të afatit për dorëzim të ankesave.
Pas përfundimit të renditjes së parë kandidatët vazhdojnë me kontrollet për seleksionim nga gjuha angleze, kontrolli- selektim në tokë, aftësi të veçanta shëndetësore dhe kontrolli- selektim në ajër.
Pas përfundimit të të gjithë kontrolleve të selektimit komisioni i caktuar për kryerje të kontrolleve të seleksionimit, komisionit të konkursit i dorëzon listën e personave të cilët e kanë kaluar procesin e selektimit.
Në afat prej 24 orë pas realizmit të të gjithë kontrolleve të selektimit, Komisioni i Konkursit shpall në tabelën e Akademisë listën e kandidatëve të cilat i kanë kaluar kontrollet.
Në secilën listë nga proceset e selektimit, kandidati ka të drejtë të ankohet tek Kryesia e Dekanatit të Akademisë nëpërmjet Komisionit të Konkursit, në afat prej 24 orë nga shpallja e së njëjtës.
Vendimet pas ankesave shpallen në tabelën për njoftime të Akademisë, në afat prej 24 orëve nga mbarimi i afatit për dorëzim të ankesave.
Vendimi i Kryesisë së Akademisë pas ankimimit është përfundimtar.
Listat nga kontrollet e selektimit bëhen përfundimtare pas mbarimit të afatit për dorëzim të ankesave.
Pas shpalljes së listës renditëse përfundimtare, Këshilli mësimoro-shkencor i Akademisë dorëzon propozim-mendim për të njëjtën dhe ia dorëzon ministrit të mbrojtjes, i cili bën selektimin e kandidatëve.

AFATET
Kandidatët e interesuar për regjistrim për aftësim dhe kualifikim profesional për në gjininë e aviacionit në Akademi mund t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme për aplikim nga dita e shpalljes së konkursit deri më 09.03.2018.
Pas përcaktimit të listave për aplikim, kandidatët e paraqitur të cilët i plotësojnë kushtet do të ftohen për të vërtetuar aftësitë psiko-fizike dhe përgatitjen fizike.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM NË KONKURS

Kandidatët të cilët konkurojnë në konkurs duhet të dorëzojnë dokumentet që vijojnë:
• fletëparaqitje (formë e plotësuar e cila merret në Akademi);
• diplomë ose vërtetim për arsim të lartë të kryer;
• vërtetim shtetësie;
• certifikatë nga regjistri i të lindurve;
• vërtetim nga gjyqi kompetent për mospatje masë ndalimi për kryerje të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
• Biografi të shkurtër (CV).
Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët arsimin e lartë e kanë kryer jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokument për nostrifikim të diplomës të lëshuar nga ministria kompetente.
Dokumentet për aplikim në konkurs duhet të dorëzohen personalisht në Akademi në rr. ,,Vasko Karangeleski “ pn në Shkup.

SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E STUDENTËVE

Kandidatët të cilët pranohen në Konkurs për për aftësim dhe kualifikim profesional në gjininë e aviacionit në Akademi për nevojat e Ministrisë dhe Armatës fitojnë statusin e auditorit.
Të drejtat dhe obligimet e veçanta të auditorëve për oficerë nga gjinia e aviacionit për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë do të rregullohen me marrëveshje.
Pas përfundimit të aftësimit dhe kualifikimit profesional auditorët, sipas ligjit, vendosen në gradën adekuate nga gjinia e aviacionit dhe merren në shërbim në Ministri dhe në Armatë.

Me respekt,
AKADEMIA USHTARAKE

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail