KONKURS për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë për shkollim në Turqi, në Serbi dhe në Kroaci për vitin shkollor 2017/2018

MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
AKADEMIA USHTARAKE “GJENERAL MIHAILO APOSTOLLSKI”- Shkup

Në bazë të nenit 21 paragrafi 1 të Ligjit për Akademinë ushtarake (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 83/2009), Akademia ushtarake në Shkup publikon:

K O N K U R S
për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë për shkollim në Turqi, në Serbi dhe në Kroaci për vitin shkollor 2017/2018

Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski”- Shkup, shpall Konkurs për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe atë:

а) 1 (një) student/kadet për shkollim në Turqi në Fakultetin e Mjekësisë Ushtarake;
b) 1 (një) student/kadet për shkollim në Serbi në Akademia mjekësore Ushtarake, Universiteti i Mbrojtjes në Beograd dhe
c) 1 (një) student/kadet për shkollim në Kroaci në programin Inxhinieri ushtarake në Akademinë Ushtarake “Dr Franjo Tuxhman.

TË DREJTË PËR PJESËMARRJE NË KONKURS

Në konkurs mund të paraqiten kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:
 të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
 të kenë aftësi të mira psikofizike (e dëshmon komisioni ushtarak – mjekësor);
 ndaj tyre të mos jetë e shqiptuar masa e sigurisë, ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës;
 ti plotësojnë kriteret e sigurisë të parapara me Ligjin për klasifikim të informatave, të cilin e dëshmon organi kompetent në Ministrinë e Mbrojtjes;
 të kenë kaluar me sukses testin për aftësi fizike në përputhje me test-programin për kontroll të aftësive motorike të studentëve-kadetëve dhe student në programet e akredituara të studimit në ciklin e parë të studimeve në Akademinë

Përveç kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet ti plotësojnë dhe kushtet e veçanta:
а) Për shkollim në Turqi
 mos të jenë më të moshuar se 20 vjet në ditën e aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve dhe
 ti kalojnë provimet pranuese nga biologjia dhe kimia.

Studimet zgjatin 6 (gjashtë) vjet.
Nëse zgjidhet kandidat i cili nuk e njeh gjuhën turke do t’i referohet një trajnimi të detyrueshëm të gjuhës në periudhë prej 1(një) vit.

b) Për shkollim në Serbi
Në konkurs mund të paraqiten kandidat të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme:
ti kalojnë provimet pranuese nga biologjia dhe kimia.
Studimet zgjatin 6 (gjashtë) vjet

c) Për shkollim në Kroaci
Në konkurs mund të paraqiten kandidat të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshëm:
 të jenë të lindur në vitin 1995 ose më vonë
 ti kalojnë provimet pranuese nga matematika dhe gjuha angleze

AFATET
Kandidatët e interesuar, dokumentet për paraqitje në Konkurs ti dorëzojnë më së voni deri 01.05.2017 deri të Akademia Ushtarake në rr. “Vasko Karangeleski” p.n në Shkup
Pas përfundimit të studimeve kandidatëve ju garantohet hyrja në ARM dhe kanë obligim të kalojnë në ARM së paku dyfish më gjatë nga kohëzgjatja e studimeve.
Kandidatët e interesuar, informacione shtesë për Konkursin për regjistrimin e studentëve/ kadetëve për nevojat e Ministrisë për mbrojtje dhe Armatës të Republikës së Maqedonisë të cilët do ti kryejnë studimet në Turqi, Serbi dhe në Kroaci në vitin shkollor 2017/2018 mund të marrin në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/.

Me respekt,
AKADEMIA USHTARAKE

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail