THIRJE nr. 01/2018 për dhënie me qira të pronave të patundshme përmes ankandit publik – hapësira afariste përmes ofertave publike elektronike

Sipas nenit 39 nga Ligji për Shfrytëzim dhe Disponim me Pronat e Organeve Shtetërore (Gazeta Zyrtare e RM nr. 78/15, 106/15 dhe 153/15, 190/16 dhe 21/18) dhe Vendimit për Dhënie me Qira të Pronave të Patundshme: nr. 44-2980/1, 44-2982/1, 44-2985/1, 44-3170 dhe 44-8296/1-17 nga data 20.03.2018 44-3108/1 nga data 10.04.2018 и 44-3946/1 nga data 02.05.2018 (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53 dhe 54/18) Vendimi i ministres së mbrojtjes nr. 02-3505/1 nga data 28.05.2018,  Komisioni për Pasuri të Patundshme dhe Pasuri të Tundshme i Ministrisë së Mbrojtjes, shpall

THIRJE nr. 01/2018
për dhënie me qira të pronave të patundshme përmes ankandit publik – hapësira afariste përmes ofertave publike elektronike

1.                  Lëndë e shpalljes janë dhënia me qira e pronave të patundshme – hapësira afariste të përcaktuara me Vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për dhënien me qira të pronave të patundshme nr. 44-2980/1, 44-2982/1, 44-2985/1, 44-3107 dhe 44-8296/1-17 nga data 20.03.2018, 44-3108/1 nga data 10.04.2018 dhe 44-3946/1 nga data 02.05.2018 (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 53, 54/18, 68/18 dhe 84/18) dhe me Vendimin e ministres së mbrojtjes nr. 02-3505/1 nga data 28.05.2018, si vijon:

Nr.

Ren.

Të dhënat e kadastrës mbi pasurinë e patundshme

Sipërfaqja

m2

Vlera e parashikuar në denarë

Qiraja fillestare mujore

në denarë pa TVSH

Afati i qirasë

rr. A. Dimovski në Shkup, numri i ndërtesës 3, hyrja 1, kati PR, numri 1, qëllimi i një pjese të veçantë/të përbashkët të ndërtesës HA, si më poshtë: HA1, HA 2, 01 dhe WC1, me sipërfaqe të brendshme 114m2, nr.747 / 1, KK Kisela Voda 2, LP nr. 105974 CM Kisella Voda 2, pronë e Republikës së Maqedonisë, përdorues Ministria e Mbrojtjes

114

4.589.345

22.947

7 vjet

rr. Josif Josifovski nr. 1 në Manastir, numri i ndërtesës 1, hyrja 1, kati i PR, qëllimi i një pjese të veçantë / të përbashkët në ndërtesën HA me sipërfaqe prej 128m2, LP 8968/3, PK nr. 30639 KK Manastir 3, pronë e Republikës së Maqedonisë, përdorues  Ministria e Mbrojtjes

128

8.733.492

43.667

7 vjet

rr. Partizanska nr.96 / 98 në Manastir Nr.1, Hyrja 4, Kati PR, me sipërfaqe 104m2, PK Nr.14618, KK Manastir 3, LP nr.91955, pronë e Republikës së Maqedonisë, përdorues Ministria e Mbrojtjes

104

5.495.640

27.490

7 vjet

Ndërtesa numër 2, hyrja 1, PK 3374/1, KK Kërçovë 6, LP Nr.2165, në pronësi të Republikës së Maqedonisë, përdorues Ministria e Mbrojtjes

324

8.480.235

42.401

7 vjet

Bul. “Çlirimi” pn. në Kërçovë,

- numri i ndërtesës 1, hyrja 1, kati PR, numri HA1, sipërfaqja prej 45m2 ,

- numri i ndërtesës 1, hyrja 1, kati PR, numri 1, ndërtesa ndihmëse me sipërfaqe prej 14m2. në PK nr. 2094/2, KK Kërçovë 8, LP Nr.56090, në pronësi të Republikës së Maqedonisë, përdorues Ministria e Mbrojtjes

59

2.048.503

10.243

7 vjet

Kantina në kazermën ” Kuzman Josifovski Pitu”, numri i ndërtesës 28, hyrja 1, kati PR, numri 1, me sipërfaqe prej 128 m2, ndodhet në PK numër 727, KK Tetovë 1, regjistruar në Listën e Pronave nr. 14, prone e Republikës së Maqedonisë, përdorues Ministria e Mbrojtjes

128

2.375.886

11.879

7 години
Shtëpia e ARM-së në Tetovë në rrugën “Boris Kidrich” – në PK nr. 2077 , КК Tetovë 1, e regjistruar në Listën e Pronave nr.6335, prone e Republikës së Maqedonisë, përdorues Ministria e Mbrojtjes

me nje siperfaqe totale prej 896 m2,

896

83.566.077

417.830

7 години

2. Procedura për dhënien me qira të pronave të paluajtshme nga pika 1 e këtij vendimi, kryhet nga Komisioni për Pasuritë e Patundshme dhe Pasuritë e Tundshme të Ministrisë së Mbrojtjes, të themeluar me vendimin nr. 02-768 / 3 të datës 01.03.2018 me përmes ofertimit publik elektronik.

3. Inspektimi i pasurive të patundshme – objektet afariste, personave të interesuar do t’ju sigurohen nga punonjësit e njësisë rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes çdo ditë, gjatë kohëzgjatjes së shpalljes. Telefonat e kontaktit: Shkup 070-209-811, Kërçovë 071-326-516, Manastir 071-294-380, Tetovë 070-478-353.

4. Çmimi për qiradhënjen mujore të pronës së patundshme – hapësirë afariste, përcaktohet nga vlerësimet nga Byroja për Ekspertizë Ligjore – Shkup nr. SV 5 23/15, SV V 18/18, СВ V 17/18, SV 5 15/18, SV 5 16/18, SV 5 22/18 dhe SV 5 13/18.

5. Regjistrimi për pjesëmarrje në ofertim publik bëhet në formë elektronike në adresën e internetit: е-aukcii.finance.gov.mk.
Të drejtë pjesëmarrjeje në ofertimin publik kanë të gjithë personat juridik dhe fizik të vendit dhe të huaj të cilët do të dorëzojnë:
- Aplikimi për pjesëmarrje, (në formë të lirë)
- Garanci bankare për seriozitetin e ofertës në vlerë prej 2% të vlerës së parashikuar të paluajtshmërisë, me një periudhë vlefshmërie prej 90 ditësh nga lëshimi në favor të Ministrisë së Mbrojtjes, llogaria e thesarit 100000000063095, llogaria e MM 050010011663115, Kodi i të ardhurave të Ministrisë së Mbrojtjes 725939, programi 10. Garancia bankare dorëzohet në origjinal në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes me shënim për Komisionin për Pasuri të Patundhsme dhe Pasuri të Tundshme të Ministrisë së Mbrojtjes – Thirja 1/2018.
- Statusi aktual i personit juridik nga regjistri i vetëm i tregtisë dhe regjistri i personave të tjerë juridikë ose kopje e letërnjoftimit për personat fizik.
Të gjitha dokumentet bashkangjiten në formë elektronike në softuer, ndërsa garancia bankare për seriozitetin e ofertës duhet të dorëzohet me shkrim – origjinale. Dokumenti për gejndjen aktuale nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 (tre) muaj.

6. Për pjesëmarrje në ofertimin publik, pjesëmarrësit janë të detyruar të aplikojnë në mënyrë elektronike në sistem dhe të dorëzojë garancinë bankare në Ministrinë e Mbrojtjes deri më date 29.06.2018, ora 23:59.
Komisioni, aplikantëve që janë regjistruar në sistemin publik elektronik të ofertave me një seri dokumentesh në një aneks, të specifikuar në pikën 5 të shpalljes, ju dorëzon një emër përdoruesi dhe një kod për pjesëmarrje në ofertimin publik brenda tri ditëve pas skadimit të thirjes, ndërsa aplikantëve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë ju dorëzohet njoftim me arsyetimin se nuk do të marrin pjesë në ofertimin publik.

7. Ofertimi elektronik publik do të mbahet në faqen e internetit
е-aukcii.finance.gov.mk më datë 05.06.2018 (e hënë) me fillim në ora 11.00.

8. Mënyra dhe procedura për mbajtjen e ofertimit publik:
- Ofertimi publik bëhet në përputhje me dispozitat e nenit 26 të Ligjit për Përdorimin dhe Disponimin me Prona Shtetërore dhe Prona Komunale (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 78/15, 106/15, 153/15, 190 / 16 dhe 21/18) .
- Për të mbajtur ofertën publike, është e nevojshme që të ketë të paktën një pjesëmarrës.
- Ofertuesi më i favorshëm në ofertimin publik konsiderohet pjesëmarrësi i cili ka ofruar çmimin e fundit, që është çmimi më i lartë për dhënien me qira të pasurisë së patundshme.
- Ofertuesi më i favorshëm është i detyruar, brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit me shkrim për përzgjedhje, të paguajë mjetet sipas çmimit përfundimtar të ofertimit, përndryshe kontrata nuk do të përmbyllet dhe garancioni bankar për seriozitetin e ofertës do të aktivizohet dhe ofertuesi për një vit nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndonjë ofertim të ardhshëm publik për pasurinë e patundshme në fjalë.
- Mbajtësi i të drejtës së pronësisë me ofertuesin më të volitshëm do të lidhë marrëveshje qiraje brenda 15 ditë pune pas pagesës së çmimit përfundimtar të arritur nga oferta.
- Tatimi mbi Vlerën e Shtuar prej 18% dhe tarifat noteriale për marrëveshjen e qirasë do të mbulohen nga qiramarrësi.

9. Pjesëmarrësit në ofertimin publik kanë të drejtë të ankohen vetëm në lidhje me procedurën e ofertimit publik. Ankesa dorëzohet në Komision brenda 3 ditëve nga dita e mbajtjes së ofertimit publik. Komisioni vendos për ankesën me vendim brenda 5 ditëve nga pranimi i ankesës.
Kundër vendimit të Komisionit mund të paraqitet ankesë pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Procedurën e Punës të Shkallës së Dytë.

Për më shumë informata, personat e interesuar mund të kontaktojnë Ministrinë e Mbrojtjes, kontakt personin Elvin Ejub tel. 02 / 328-2377 dhe 070-403-123.

Komisioni për Pasuri të Patundshme
dhe Pasuri të Tundshme i
Ministrisë së Mbrojtjes

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail